Me ndryshimin e stinëve, por sidomos në pranverë kur lulëzojnë bimët, ndodh një fenomen natyral, ku re të padukshme të poleneve ndjekin rrymat e ajrit dhe përhapen në atmosferë në distanca të largëta prej shumë kilometrash nga vendburimi i tyre. Polenet mund të depozitohen nga pak kudo, madje edhe në mukozën e konjuktivës, në hundë dhe në mushkëritë e personave të cilët jetojnë në këto mjedise.
Mjekja alergologe, Mira Xhixha në një intervistë për TV7 Albania thotë se individët të cilët bëhen të ndjeshëm ndaj proteinave alergjike të lëshuara nga polenet, reagojnë me simptoma klinike.
“Quhen alergji stinore kur problemi apo shqetësimi shfaqet ne kohën e stinës. Sipas mjekes, sëmundjet alergjike janë më shumë të pranishme në vende të zhvilluara, të industrializuara, në vendet ku urbanizimi ka nisur herët. Në vendet drejt urbanizimit, ekspozohemi ndaj faktorëvë favorites, prevalence është në rritje. Koha me diell dhe erë është favorizuese për shfaqjen e shqetësimeve. Nësë nje prind ose të dy janë alergjikë, fëmijët rrezikojnë të jenë bartës të tyre në masën 20-30%. Gjenetika është shumë e rëndësishme edhe për alergjinë. Është tregues i rëndëishëm edhe për vendosjen e diagnozën por jo vendimtare. Faktorët e mjedisit ndikojnë në favorizimin e alergjisë”, thekson ajo për TV7 Albania.
Por, cilat janë shenjat që duhen vlerësuar dhe duhet të drejtoheni menjëherë tek mjeku alergolog?
“Shenjat janë të qarta. Rrufë dhe asmë. Tështitje, kullim të hundëve, bllokim të hundëve, kruarje të lëkurës rreth hundës, ngacmim në grykë, kruarje të grykës, kollë të thatë, lotim të syve, kruarje të syvë, skuqje të sklerave, edenë tek pjesa e qepallave dhe syve , marrje frymë ndonjëherë, shtrëngime në gjoks. Këto shenja mund të paraqiten edhe të gjitha njëherash tek një person ose mund të jetë një shenjë e vetme që dominon, që bie në sy. Është e larmishme nga mënyra sesi shfaqet dhe sesi e gjejmë tek pacientët që zhvillojnë alergjitë”. Xhixha rekomandon ndalimin e përdorimit të antibiotikëve për trajtimin e alergjive. Edhe në sëmundjet virale të stinës, nuk duhen përdorur antibiotikët, sipas saj.
“Pasi vendoset diagnoza nga mjeku specialist, trajtimi do të vendoset në bazë të shqetësimit tek secili pacient, gradës së simptomave të shfaqura shfaqur, intesitetit të tyre, ndërhyrjes së simptomave në aktivitetin ditor apo procesin e fjejtjes. Ekzistojnë protokolle mjekimi të përcaktuara qartë për grada të ndryshme të sëmundjes. Kjo vendoset në bazë të veçorive individuale të personit. Ka shumë indikatorë të tjerë që ndihmojnë në përcaktimin e mjekimit, dobisë së tij në krahasim me një tjetër. Vaksina është një mjekim që rekomandohet nga mjekët alergologë. Është një trajtim 3-5 vjet. Ësshtë një mjekim i vendosur që mbron pacientin nga 3 deri në 5 vite. Vaksina përdoret pët të zvogëluar shfaqjen alergjike”, përfundon ndër të tjera, mjekja Xhixha.
Sipas të dhënave zyrtare, riniti alergjik (me ose pa konjuktivit) prek 60% të popullatës në Europë, nga të cilët 15%-20% vuajnë një formë të rëndë të sëmundjes. Vlerësohet se astma alergjike prek 5%-12% të popullatës në Europë.
Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e bashkangjitur