Lajmi Fundit
prev next

Isaia 14:24. Zoti i ushtrive është betuar duke thënë: «Në të vërtetë ashtu siç e kam menduar, ashtu do të jetë, dhe ashtu si kam vendosur, ashtu ka për të ndodhur. »

Tani ky është një varg që thuhet në mes të profecisë së Isaias, ndaj Perëndia po fliste përmes Isaias për gjykimin për Asirinë. Është në mes të pasazheve që flitet për gjykimin mbi shumë kombe të ndryshme. E gjithë ideja është që ne të dimë se Isaia po profetizonte. Ajo që Perëndia është duke thënë përmes Isaias do të ndodhë. Pra, ky nuk është një hamendësim për të ardhmen. Është një premtim për të ardhmen. Arsyeja pse e dimë që është një premtim është sepse Perëndia, pavarësisht planeve dhe qëllimeve të Tij, Ai e bën atë që thotë. Perëndia ka gjithë fuqinë, gjithë autoritetin. Kjo është pjesë e asaj se çfarë do të thotë që Perëndia është sovran. Do të thotë se Ai, në providencën e Tij, planifikon dhe synon gjëra të caktuara, dhe Ai i bën ato që të ndodhin.

“Ashtu siç e kam menduar, ashtu do të jetë, dhe ashtu si kam vendosur, ashtu ka për të ndodhur.” Ja pse kjo është shumë inkurajuese sot, sepse në të gjithë Fjalën e Perëndisë shohim planet dhe qëllimet e Tij. Ne kemi parë në pjesë të ndryshme të Isaias qëllimin e Perëndisë për të shpëtuar njerëzit nga mesi i kombeve. Ne e dimë që ky është qëllimi i Tij dhe që ka për të ndodhur. Ne e dimë që ky është plani i Perëndisë për njerëzit e Tij deri në fund, t’i sjellë ata në shpengim të plotë dhe përfundimtar, në bashkësi me Të përjetësisht në qiell. Kjo nuk është një mundësi që “mbase kjo do të ndodhë në të ardhmen”, por është e sigurt “që do të ndodhë në të ardhmen”, sepse Perëndia e ka planifikuar. Ai e ka pasur si qëllim dhe ashtu do të ndodhë. Ashtu do të jetë.

Kjo gjen zbatim për të gjitha premtimet e Perëndisë në Bibël. Ai premtoi shumë gjëra të ndryshme, dhe ne mund të besojmë në këto premtime sepse Ai është sovran. Ajo që Ai thotë, ndodh dhe pikë. Ajo që Ai thotë, ajo bëhet. Ai do të jetë besnik për ta bërë atë. Ndaj veç mendoni për premtimet e Tij në jetën tuaj. Unë kam në mendje premtimet që Perëndia do të jetë me ne në mes të sprovës, që Perëndia do të na forcojë, do të na ndihmojë dhe do të na mbajë. Ne mund ta dimë që Ai do t’i bëjë këto gjëra. Mund t’i imagjinoni disa njerëz që po na dëgjojnë tani dhe po kalojnë gjëra të vështira në jetë, mbase pasiguri. Ju nuk e dini se çfarë do të ndodhë sot apo nesër, apo javën tjetër në jetën tuaj, në familjen tuaj, në punë apo kudo që të jetë.

Unë dua vetëm t’ju inkurajoj që në një botë të mbushur me pasiguri, të ngrini sytë dhe të shihni Perëndinë që është i sigurt, Perëndinë që ka plane dhe qëllime. Një nga planet është te Romakët 8:28: “Dhe ne e dimë se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.”. Perëndia ka si qëllim të na transformojë më tepër në imazhin e Krishtit, premtim që është te Romakët 8, vargjet 29 dhe 30, vargjet që vijnë direkt pas vargut 28. Dhe Ai do të bëjë që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë. Ndaj le të lutemi me siguri, me një siguri me përulësi para Perëndisë.

Perëndi, ne besojmë tek Ti. Ne besojmë që planet dhe qëllimet e Tua do të përmbushen, dhe ne mund të besojmë se planet dhe qëllimet e Tua janë të mira për ne. Jo gjithmonë i kuptojmë ato. Ne nuk kuptojmë pse kalojmë ato që kalojmë dhe pse ndodhin ato që ndodhin.

Në mendje kam ata njerëz që në jetën e tyre kanë këto pyetje: Pse po ndodh kjo, Perëndi? Unë lutem që në mes të këtyre sfidave që njerëzit po kalojnë, ata të mund të jenë në gjendje të pushojnë në planin Tënd përfundimtar, Perëndi, në qëllimin Tënd përfundimtar, duke e ditur që të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që të duan dhe janë thirrur sipas qëllimit Tënd. Ndaj ne mbahemi tek Ti për sigurinë që mund të kemi. Mbahemi te premtimi te Romakët 8:28, përveç premtimeve të tjera në Bibël, te premtimet që janë absolutisht të vërteta, absolutisht të besueshme. Ne mund të besojmë se ajo që Ti ke premtuar, ato që Ti ke planifikuar dhe ato që Ti ke pasur si qëllim, do të përmbushen dhe pikë. Faleminderit për këtë siguri, o Perëndi. Ne të lavdërojmë dhe lutemi për besim në planet dhe qëllimet e Tua sovrane për jetën tonë. Ne lutemi për këto në emrin e Jezusit. Amen.

Personat me aftësi ndryshe, a po bëj mjaftueshëm për ta?
Një prej atyre ditëve

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>