Ai erdhi për të shërbyer!

Mateu, kapitulli 20, vargu 28 thotë se Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e Tij si cmim për shpengimin e shumë vetëve. Ky është një varg i mrekullueshëm. Mendoni për këtë që tha Jezusi. Ai erdhi që të jepte jetën e Tij si cmim për shpengimin e shumë vetëve. Është e mahnitshme që Jezusi erdhi të vdiste për të paguar cmimin për mëkatin tonë, që ne të jemi të falur.

 Ai e dha jetën e Tij si cmim për shpengimin, por para kësaj , Ai tha: “Nuk erdha që të më shërbejnë, por që të shërbej.” A nuk është një deklaratë e mahnitshme që po e bën Perëndia i universit? Jezusi po thotë: “Nuk erdha që të më shërbeni ju.” Fjala shërbej këtu, do të thotë të shtrosh tryezën. Pra Jezusi po thotë: “Nuk erdha që të më shtroni ju tryezën, por që Unë t’jua shtroj juve. Nuk erdha që të më shërbeni ju, por që t’ju shërbej juve, nuk erdha të më ndihmoni ju, por që t’ju ndihmoj.” Jezusi pra, po thotë se erdhi për të qenë shrbëtori ynë, për të na ndihmuar. Asnjë mësues fetar nuk flet kështu.

  Jezusi po thotë se erdhi për të qenë shërbëtor i përulur dhe kjo ka kuptim, apo jo? E vetmja mënyrë se si ne mund të shpëtohemi nga mëkatet tona, është nëse Jezusi na shërben. Ne nuk mund të shpëtohemi duke i shërbyer Atij. Ne kemi nevojë që Ai të bëjë punën e shpëtimit në zemrën tonë.

 Dhe kjo nuk ndodh vetëm kur shpëtohemi, por cdo ditë të jetës sonë. Unë kam shumë nevoja në jetën time. Kam nevojë për urtësi në këtë apo atë fushë. ndihem i dobët në këtë apo atë mënyrë. Tundohem në këtë apo në atë mënyrë. Kam nevojë për ndihmë dhe thelbi i ardhjes së Jezusit është: “Unë erdha për t’ju ndihmuar.”  Unë jam këtu në këtë botë këtë mëngjes, duke menduar për të gjitha nevojat e mia dhe Jezusi po më thotë: Unë do të të shërbej ty. Unë do të siguroj për ty urtësinë që të nevojitet. Unë do të siguroj forcën që të nevojitet për dobësitë e tua. Unë do të jap aftësinë për t’i rezistuar tundimeve në këtë apo në atë mënyrë.”

 Le të mendojmë për këtë. Jezusi, Perëndia i universit, është i gatshëm të na shërbejë. Për këtë erdhi. Nuk erdhi që t’i shërbejmë, por të na shërbejë.

 Perëndi, nuk arrijmë as ta mendojmë këtë realitet. Faleminderit që na do dhe që dërgove Birin Tënd për të na shërbyer. Ne rrëfejmë se jemi njerëz në nevojë. Ne i mbajmë sytë tek Ti. Ne kemi nevojë për Ty. kemi nevojë për ndihmën Tënde. Mendoj për ato zona në jetën time dhe në jetën e atyre që po më dëgjojnë, ku ne kemi nevoja të mëdha. kemi nevojë për shumë ndihmë dhe të lavdërojmë që je Ndihmuesi ynë.

Mendojmë se Ti, Perëndia i universit, do të jesh Ndihmuesi ynë, se Jezusi do të vijë të na shërbejë, dhe themi: “Po, ne dëshirojmë të na shërbesh Ti.” Na shërbe. Na forco. Na jep kënaqësi. Na ndihmo. Siguro për ne sot. Ne lutemi për këto gjëra me mirënjohje në zemër, për dashurinë që Ti ke për ne dhe për dëshirën që Ti ke për të na shërbyer. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI