Aborti: Jo një zgjedhje, por një fëmijë.

Nënë Tereza e Kalkutës ka thënë gjatë mëngjesit të lutjes në presidencën e SHBA-ve, Uashington, DC, në 12 shkurt, 1994:

Mendoj se shkatërrimtari më i madh i paqes sot, është aborti, sepse ai përbën një luftë kundër fëmijës,një vrasje e drejtpërdrejtë e një fëmije të pafajshëm,një vrasje nga vetë mamaja. Nëse pranojmë faktin e vrasjes nga një mama të vetë foshnjës së saj, si mund t’u themi të tjerëve të mos vrasin njëri tjetrin? . . .

Duke kryer abort, mamaja nuk mëson të dojë por për t’i dhënë zgjidhje problemeve, vret fëmijën e saj. . . .

Cilido vend që pranon abortin, nuk i mëson njerëzit e tij që të duan, por që të përdorin çfarëdo dhune për të arritur atë që dëshirojnë. Kjo është arsyeja përse shkatërrimtari më i madh i dashurisë dhe paqes, është aborti.”

Ja disa nga  pyetjet me te zakonshme lidhur me abortin:

 “Cila është gjëja e parë që duhet të bëjë një person i cili mendon të abortojë?”

Kur përballeni me vendimin nëse duhet të abortojmë ose jo, fillimisht shikoni Fjalën e Perëndisë. Shumë njerëz nuk e kanë dëgjuar apo lexuar Fjalën e Perëndisë për të parë zemrën e Tij në lidhje me foshnjën e palindur. Ata persona të cilët janë pro abortit mund ta besojnë një gënjeshtër sepse nuk e kanë njohur të vërtetën.

Në Bibël Zoti thotë: “Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate, të kam njohur.”  (Jeremia 1:5)

“A është një fetus njerëzor në zhvillim e sipër, një qenie njerëzore (Person)?”

Po. Një qenie njerëzore përkufizohet si dikush që është pjesëtar i homo sapiens. Çdo qenie individuale njerëzore, ka kodin e vet gjenetik (ADN) që është unikal dhe i vendosur në momentin e ngjizjes. ADN-ja e një fetusi njerëzor, është e ndryshme jo vetëm nga ajo e kafshëve, shpendëve dhe peshqve, por edhe nga ADN-ja e vetë mamasë.

 “Jo çdo mish është i njëjti mish; por tjetër është mishi i njerëzve, tjetër mishi i bagëtive, tjetër i peshqve dhe tjetër i shpendëve.” (1 Korintasve 15:39)

“Si mundet një fetus i cili nuk është në gjendje të ruajë jetën e tij jashtë mitrës, të jetë një person në zhvillim?

Është e rrezikshme ta përkufizojmë zhvillimin si aftësinë për të mbijetuar pa ndihmë sepse zhvillueshmëria e një personi mund të humbasë si rezultat i moshës, sëmundjeve ose dëmtimeve të rënda. Një vajzë tre-muajshe nuk mund ta ruajë vetë jetën e saj. Një djalë gjashtë vjeçar nuk mund ta ruajë vetë jetën e tij. Por a tregojnë situatat e tyre se ata nuk janë persona në zhvillim? Jo! Ata që ngulmojnë në standartin e zhvillueshmërisë u heqin mbrojtjen atyre personave të cilët kanë më shumë nevojë.

Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Ҫelësi Im” nje shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë per të bërë të njëjtën gjë.

Na kontaktoni në [email protected], P.O.BOX 29 14 Tiranë

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI