Si të mposhtni frikën e fshehur? Së pari, identifikoni se çfarë ju bën të ndiheni të frikësuar. A është frika juaj e bazuar në të vërtetën apo në ndonjë besim irracional? Shumë prej atyre që kemi frikë, nuk ndodh kurrë. Ka raste kur ndjesitë e frikës mund të jenë shenja paralajmëruese, por ka raste të tjera që mund të jenë shumë mashtruese. Për disa njerëz, shqetësimi dhe frika janë gjëra të zakonshme. Sepse nuk kanë se ku mund të mbështeten.
Hapi i dytë për ta mposhtur frikën është lutja. Shumë besimtarë kërkojnë ndonjë lloj formule për t’i bërë lutjet e tyre më efektive. Kur bëhet fjalë për lutjen, nuk ka asnjë metodë sekrete. Thjesht lutuni për atë që ju frikëson. Tregojini Zotit atë që ju shqetëson dhe kërkoni që Ai t’ju tregojë nëse frika juaj është e vlefshme apo jo. Zoti ju dëgjon ndaj tregojini Atij kur ndiheni të frikësuar, të trembur ose të lënduar. Ai ju dëgjon me kujdes ndërsa ju shprehni ndjenjat tuaja të zhgënjimit dhe zemërimit.
Jakobi na kujton se shumë herë frika jonë nuk largohet sepse nuk gjejmë kohë për t’u lutur: “Ju nuk keni sepse nu kërkoni Perëndinë” (Jakobi 4:2).
Frika është një emocion shumë i fortë. Mund të na paralizojë, por gjithashtu mund të jetë edhe një tregues i asaj që po ndodh në jetën e një personi. Zoti i njeh zemrat tona dhe sekretet më të thella që ne mbajmë. Ai e di se çfarë frike kemi. Ndërsa ekspozojmë frikën në dritë, Perëndia do të na zbulojë planin e Tij për të larguar çdo lloj frike.
Në kohë frike, kërkojini Perëndisë të zbulojë atë që është e vërtetë për situatën tuaj. Qëndroni fort në besimin tuaj. Apostujt nuk hezituan t’i kërkonin Perëndisë që t’ua shtonte besimin, dhe as ju nuk ken ipse të hezitoni (shihni Lluka 17:5). Ai do t’ju ndihmojë të mposhtni frikën.
Lutje: Zot, lutem që të ndriçosh dritën Tënde mbi situatën time dhe të më zbulosh të Vërtetën që të mos kem frikë. Më ndihmo të identifikoj se çfarë e shkakton frikën që kam dhe të vij tek Ti sa herë që kam frikë. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.
“Sepse ti ke çliruar shpirtin tim nga vdekja dhe ke ruajtur këmbët e mia nga rënia, në mënyrë që unë të eci përpara Perëndisë në dritën e të gjallëve.” (Psalmi 56:13).