Nga:

7 mënyra për të qëndruar i motivuar.

motivated

E kush nuk dëshiron që të jetë i motivuar gjithmonë. Por në përditshmërinë tonë përfundojmë duke humbur çdo motiv dhe muzë. Për këtë e ka fajin rutina që lejojmë të na përfshijmë. Por jo vetëm, ka shumë gjëra që bëjmë gabim të cilat na e fanisin gëzimin. Më poshtë do të gjeni të shkruar se çfarë duhet dhe nuk të bëni në ditët tuaja. Lexim të këndshëm.

 

 

#1 Bëj gjëra që të pëlqejnë.

Megjithëse kjo mund të duket më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë, përgjithësisht ti duhet të fokusohesh në aktivitete që janë të këndshme për ty. Është më e lehtë të motivohesh për gjëra që i ke për zemër. Psh. Në punën tënde merr përsipër të bësh gjërat që të pëlqejnë më shumë dhe për të tjerat mund t’u kërkosh me mirësjellëve të tjerëve të të ndihmojnë.

#2 Fokusohu te qëllimi dhe rezultati

Shumë punë, projekte apo detyra kërkojnë një kohë të gjatë të realizohen dhe mund të mos jetë gjithmonë e lehtë. Por në vend që të mendosh për detyrat e vështira që të duhet të bësh gjatë ditës, mendo për qëllimin dhe rezultatin. Psh. Duke zgjedhur të hash një drekë të shëndetshme, mund të biesh në peshë. Dhe kryerja e një detyrë të vështirë, mund të ta bëjë të ardhmen më të lehtë. Kur të shihësh se ke mbaruar një detyrë, dhe i ke hequr vizë, do ndihesh akoma dhe më mirë.

#3 Bëj diçka që kryhet shpejt

Këto mund të jenë detyra që të marrin pak minuta, por që të japin ndjesinë se përmbushjes. Këto mund të jenë, përgjigjja e një e-maili ose një telefonatë që e keni shtyrë, lyerja e këpucëve dhe derdhja e plehrave.

#4 Kryej në fillim detyrat e vështira

Me këtë duam të themi që të bësh ato detyra që nuk të pëlqejnë, por që duhen bërë patjetër! Pra, bëj këto në fillim. Do të shihësh se sapo ta kesh përfunduar atë, çdo gjë tjetër do t’ju duket më e lehtë.

# 5. Bëj shkëputje të rregullta nga puna

Kur je i freskët dhe me energji, është më e lehtë për të qenë i motivuar, por kur puna bie në rutinën e përditshme, movitimi mund të bjerë gjithashtu. Duke bërë pushim gjatë punës, të ndihmon të përmirësosh produktivitetin tënd. Pushimet mund të jenë të planifikuara në bazë të orarit që ke. Studimet tregojnë se njerëzit mund të punojnë më shumë dhe më shpejt kur e kanë të qartë orarin e pushimit.

#6:   Mos merr shumë gjëra përsipër

Shumë prej nesh janë të zënë me detyra si në punë, ashtu edhe në familjet tona. Shpeshherë përpiqemi të bëjmë shumë gjëra njëkohësisht, por harrojmë se dita ka 24 orë dhe kemi nevojë për gjumë dhe pushim. Gjithashtu duhet të kemi parasysh të lëmë hapësira bosh në ditën tonë për ndonjë të papritur. Dhe e fundit ka shumë rëndësi qëllimet që i vendos vetes. Mos merr përsipër njëkohësisht si të biesh në peshë, të shkruash një libër, të ndryshosh  punën etj. 

#7:  Shpërbleje  veten

 Nëse jeni duke bërë diçka të vështirë, premtojini vetes se do ta shpërblesh kur të mbarosh. Shpërblimi mund të jetë, një filxhan kafeje aromatike, një shëtitje në natyrë, dëgjimi i një kënge të preferuar, çdo gjë që do ju gëzonte.

 

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI