Të gjithë ne kemi dëgjuar këngë të ndryshme për Pashkën dhe shumë prej tyre ua njohim tekstin përmendësh. Në këtë artikull do t’ju njohim me shtatë këngë bashkëkohore të realizuara vitet e fundit që festojnë fuqinë e ringjalljes së Krishtit. Bukuria e tyre qëndron në mesazhin e vërtetë që përcjellin.
1. “Glorious Day -Casting Crowns
Teksti i kësaj kënge vjen nga himni i John Wilbur Chapman ¨One Day When Heaven Was Filled With His Praises¨ (Një ditë kur Qielli ishte mbushur me lavdërimet e tij) shkurt njihet si ¨One Day¨ (Një ditë), dhe është shkruar në vitin 1909. Për më tepër Mark Hall na tregon se si është realizuar kjo këngë nga Casting Crowns:
“Kënga Ditë e lavdishme, për mua është një këngë madhështore, dhe e tillë ka qenë gjithë jetën time, sepse jam rritur në një kishë ku këndoheshin himne. Ditë e lavdishme ishte një nga ato këngë që gjithmonë më ka pëlqyer sepse si fëmijë nëse dije këtë këngë dije Ungjillin, mjafton ta këndoje. Duke qenë pastor të rinjsh kam vënë re se muzika ndryshon dhe këngët humbasin. Unë mendoj se kjo është një prej atyre këngëve që ka humbur. Ndaj fillova të kompozoja këtë këngë pastaj dëgjova një version tjetër nga Majkëll Blikër, dhe kombinuam vargjet e tij, me refrenin e kompozuar nga unë. Kështu publikuam këtë këngë që për një farë kohe kishte humbur. Ajo që më pëlqen rreth këngës, është se kur je duke udhëtuar dhe ndez radon, disa këngë do të kishin më shumë kuptim nëse je besimtar, por një këngë e tillë, thotë Ky është Perëndia dhe ai të do ty, ajo që më pëlqen tek kënga është se Ungjilli është në vargjet e një kënge.”
2. “Jesus, Son Of God” -Brandon Heath
Brandon Heath është nja nga kantautorët që po ecën suksesshëm në industrinë e muzikës së krishtere bashkëkohore. Ai dhe këngët e tij kanë rezultuar të suksesshme dhe janë renditur mjaft mirë në klasifikime të ndryshme. Kënga “Jesus, Son Of God” (Jezus, Biri i Perëndisë) është një këngë për të cilën Perëndia e ka frymëzuar. Brandon tregon: “Perëndia ka qenë duke më treguar se çfarë është dashuria e vërtetë. Duket se vitet e fundit jam shokuar nga mënyra se si njerëzit por dhe unë reagoj kur gjërat nuk shkojnë sipas planit. Vargu, ‘Dashuri si kjo bota nuk ka njohur’, është aq i vërtetë, sepse askush nuk mund të jete i përkryer gjatë gjithë kohës. Më e mrekullueshmja e gjithë kësaj, është se Zoti mund të të transformojë ty në një njeri të dashur njësoj si Krishtin, nëse ti i dorëzohesh Atij.”
3. “Stronger” – Dara Maclean
Dara Maclean është një nga ato artiste ku arti është i ndërthurur me shpirtin. Këngët e saj por dhe albumet e saj kanë një stil të veçantë për sa i përket llojit të artit që ajo bën. “Stronger” (Më i fortë) është një këngë e fuqishme e cila na bën thirrje të klithim drejt Jezusit. Dara Maclean na tregon më tepër:
“Vdekja dhe ringjallja e Krishtit është më fortë se fuqia e mëkatit. Mëkati mund t’ju marrë më tej seç ju mund ta imagjinoni, por Jezusi, u ngrit nga varri i vdekjes për të na dhënë jetë. Mënyrë për të mos mëkatuar është të biem në gjunjë dhe të klithim drejt Jezusit. Provojeni funksionon.”
4. “Forever” – Kari Jobe
A e dini historinë e një mbreti që mundi armiqtë e tij duke vdekur?Kjo është parë në aspektin njerëzor, por thelbi i saj është se si Perëndia punon. Jobe ka treguar kuptimin dhe mesazhin e kësaj këngë: “E kam shkruar këtë këngë me Brian Johnson dhe disa autorë të tjerë. Unë dhe Brajan e filluam këngën, unë kisha vargun, ai kishte refrenin dhe vargun e dyte. Kishim melodinë dhe po flisnim për temën. Kishim në mendje fjalën Përgjithmonë, dhe po flisnim për faktin se si përgjithmonë Jezusi do të lartësohet, do të adhurohet dhe përlëvdohet. Dëshironim të tregonim historinë e tij që erdhi në tokë për të vdekur për mëkatin tonë. Donim që vargje të ishin poetike dhe të bukura. Mendoj se kënga e bën shumë mirë këtë duke portretizuar kryqëzimin. Por ajo që bën në të vërtetë është të inatos armikun sepse thotë, je i mposhtur nuk ke autoritet dhe as kontroll, Jezusi është emri mbi të gjithë emrat. Përgjithmonë ai është i lavdëruar. Kjo vjen nga vargu tek Zbulesa, Atij që rri ulur mbi fron dhe Qengjit i qofshin bekimi, nderi, lavdia dhe forca në shekuj të shekujve.”
5. “Lead Me To The Cross” -Francesca Battistelli
Francesca Battistelli është një kantautore dhe muzikante lindur në një familje artistësh. Kënga “Lead Me To The Cross” (Drejtomë tek kryqi) është një këngë që të bën të reflektosh për kryqin dhe sakrificën që Jezusi bëri për të na shpëtuar. Francesca thotë: “Kjo këngë kujton se si Krishti do te drejtoj ty te kryqi, nëse e lejon atë. Kjo u bë e vërtetë për mua, në momentin kur ai thyen zinxhirët e legalizmit dhe “fesë”. Liria në Krishtin fillon në kryq.”
6. “Christ Is Risen” -Matt Maher
Krishti u Ngjall është një këngë e fuqishme adhurimi për disa arsye. Para së gjithash, teksti flet për Krishtin në qendër. Sepse tekstet janë të përqendruar tek Krishti, që të na çojnë drejt kryqit të Tij. Tekstet deklarojnë se Jezusi dha gjakun e tij për ne. Teksti gjithashtu tregon për mëkatin tonë dhe arsyet pse Jezusi duhej të vuante e të vdiste.
“Teksti gjithashtu fokusohet në një fakt të mahnitshëm teologjik. Zoti në urtësinë e Tij zgjodhi të mposhte vdekjen me vdekje. Fakti që Krishti u ringjall prej së vdekurish, që mundi vdekjen me vdekje është arsye që kisha duhet të këndojë për lavdinë e Jezusit. Kjo këngë është një thirrje për kishat, të vijnë të gjallë sërish në adhurim, lavdërim. Krishti u ngjall, është një këngë e madhe e Pashkës! “ –thotë Matt Mathe
7. “At The Cross – Chris Tomlin
Chris Tomlin është një artist tepër i talentuar dhe i përkushtuar. Ndër këngët e tij më të spikatura të Pashkës është “At The Cross” (Në kryq). Për Tomlin kjo këngë është e veçantë prandaj ai thotë: “Nuk mendoj se mund të këndosh mjaftueshëm për kryqin, unë e them gjithmonë këtë. Në kohën e adhurimit kur fillon këndon këngë për kryqin atmosfera ndryshon. Është gjithçka! Është qendra e adhurimit tonë. Është mënyra se si i afrohemi Perëndisë, arsyeja pse këndojmë, pse adhurojmë, pse kemi diçka për ti thënë Zotit tonë, për t’i hapur zemrën tonë. Kjo është për shkak të kryqit, të asaj që Jezusi ka bërë. Më kujtohet kur po shkruanim këtë këngë, një varg në veçanti thotë, ku dashuria gjakun derdhi dhe mëkatin tim pastroi. Kur dëgjon një varg të tillë dhe pse mund të kesh kënduar shumë për kryqin, çdo gjë duket e re. Perëndia aq shumë e deshi botën sa dha birin e tij të vetëm lindur që kushdo që beson në Të, të ketë jetë të përjetshme. Disa mund ta kenë dëgjuar këtë varg gjithë jetën, e sidoqoftë kjo është një mënyrë e thjeshtë për të thënë se dashuria gjakun derdhi dhe mëkatin tim pastroi, çfarë do të thotë kjo që dashuria derdhi gjakun. Unë mendoj për Jezusin si Qengji i Perëndisë, ky ishte emri i tij, Qengji i Perëndisë. Tek kryqi unë përulem dhe qëndroj i mahnitur duke i detyruar gjithçka atij.”