A të ka ndodhur ndonjëherë që ke dashur të ndaloje vetëm 5 minuta përpara nga sa ndalove duke folur? Duke qenë se na ka ndodhur të gjithëve, do të ishte mirë që ta diskutonim në mënyrë që të mbrojmë veten dhe të mos të themi gjëra që mund të na vënë në siklet, apo gjëra që mund të lëndojnë të tjerët. Le të shohim se kur ndizet alarmi i kuq dhe kur është koha që ne duhet të ndalojmë, për të mos folur më.
Shenja e 1: Ti po ankohesh, nuk po shpjegon.
Ka një diferencë shumë të madhe. Të shpjegosh është thjesht t’i tregosh dikujt për situatën tënde. Të ankohesh është kur t’i ke një qëndrim të tillë me anë të së cilit thua “ Unë kam shumë probleme.”
Bëni çdo gjë pa u ankuar dhe pa kundërshtime, që të jeni të paqortueshëm dhe të pastër, bij të Perëndisë pa të meta në mes të një brezi të padrejtë dhe të çoroditur, në mes të të cilit ju ndriçoni si pishtarë në botë, duke e mbajtur lart fjalën e jetës. ( Filipianët 2:14-15).
Do të ketë raste që do të jetë shumë e vështirë për të duruar e për mos t’u ankuar. Duket se nuk mund ta mbash të gjithë këtë peshë. Zoti do të japë gjithmonë hir për ta bërë këtë. dhe nëse ne duam që të mbërrijmë në Tokën e Premtuar, ne duhet që të ndalojmë se ankuari për mënyrën sesi Zoti po na drejton atje.
Shenja e 2: Je duke kritikuar dikë
Imagjino këtë. Dikush thotë apo bën diçka që nuk duhet ta kishte bërë dhe ti ke 100 opinione që do doje shumë që t’i thoshe. Thesalonikasit 4:9 thonë “Sa për dashurinë vëllazërore, nuk keni nevojë që t`ju shkruaj, sepse ju vetë jeni të mësuar nga Perëndia që të doni njeri-tjetrin.” Me fjalë të tjera, të ndash opinione kritike për njerëzit është gjithmonë gabim. Ne duhet që ta mbulojmë njëri-tjetrin me dashuri, në vend që të zbulojmë dobësitë e tyre dhe të vëmë gishtin mbi gabimet e tyre.
Shenja e 3 : Kur Zoti yt është shumë i vogël
Sa herë që thua, “Nuk mund ta bëj këtë” ose “ Kjo është shumë për mua”, ne jemi zakonisht duke mposhtur vetveten- dhe nuk jemi duke i besuar Zotit ndërkohë që ecim përmes kësaj gjëje. Ajo që ne kemi nevojë që të themi është, “ Zoti është më i madh se çfarëdolloj problemi që unë mund të has dhe unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon.” Bibla na tregon se Davidi vraponte me shpejtësi drejt fushës së betejës për t’u përballuar me gjigantin Goliath. Ndonjëherë ne qëndrojmë të lidhur pas rrethanave tona shumë gjatë. Ne përfundojmë duke frikësuar veten tonë , në vend që të besojmë se Zoti do të na japë fitoren kur ne të përballemi me gjigantët tanë.
Shenja e 4: Kur je i përqendruar tek vetja
Ne na pëlqen që të fokusohemi tek ajo që kemi bërë, se çfarë mund të bëjmë dhe se çfarë do të bëjmë. Nëse nuk jemi të kujdesshëm, ne edhe mund të pretendojmë se kemi merita për gjëra që Zoti i ka bërë! (Kolosianët 3:23) Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit.
Është e vështirë të mendojmë dhe imagjinojmë atë që Zoti do të mund të bëj për ne dhe gjërat në të cilat ai do të na lejontë që të merrnim pjesë, nëse ne do të mësonin që sukseset tona t’i trajtonim si një secret midis nesh dhe Zotit, veçse nëse Ai specifikisht na jep lejen që t’i ndajmë këto suksese duke ua thënë të tjerëve.
Shenja e 5: Je duke gjykuar
Ne mund t’i shohim të tjerët dhe problemet e tyre si me një xham zmadhues, ndërsa vetë mund të jemi lëmsh dhe as nuk e kuptojmë këtë. Mateu 7:1 “Mos gjykoni, që të mos gjykoheni.” Unë besoj se kjo është shumë e rëndësishme për të Krishterët sepse ne mund të kthehemi në njerëz fetarë, duke u bërë krenarë për atë që jemi. Dhe nëse ndonjëri bën diçka të gabuar, ai del menjëherë jashtë grupit. Ne mund t’i shohim të tjerët dhe problemet e tyre si me një xham zmadhues, ndërsa vetë mund të jemi rrëmujë dhe as nuk e shohim, ndaj na duhet të qëndrojmë të përulur përpara Zotit dhe përpara të tjerëve.
Shenja e 6: Je duke u bërë negativ
Bota është e mbushur me negativitet. Në vend që ta shtojmë të gjithë këtë negativitet, të Krishterët kanë nevojë që të jenë pozitiv në lidhje me problemet dhe rrethanat që përballen. Ne ndoshta nuk mund të kemi gjithçka që duam, në mënyrën se si e duan dhe në kohën kur e duam, por Zoti do të kujdeset për ne dhe do të na japë hir për të pasur gëzim dhe për të qenë pozitiv në mes të çfarëdolloj situate. Dhe kjo është një mënyrë e mrekullueshme për të jetuar.