5 mënyra për të respektuar marrëveshjet në marrëdhënie.

Prandaj eja të bëjmë një besëlidhie midis teje dhe meje, dhe që ajo shërbeftë si dëshmi midis teje dhe meje” –Zanafilla 31:44

Ekziston një fjalë e vjetër që përdoret për të përshkruar angazhimin, si përkushtimi në martesë, dhe është kjo: besëlidhje. Një besëlidhje është më e fortë se një marrëveshje e thjeshtë dhe karakteristikë e një besëlidhjeje është se dy njerëz të ndarë më parë bëhen një ekip i vetëm nëpërmjet marrëveshjes së tyre. Besëlidhjet janë të shenjta në Bibël, por jo kushdo që hyn në një marrëveshje bën një besëlidhje.

Këtu janë 5 mënyra për të respektuar dhe forcuar marrëveshjen e besëlidhjes:

֍Së pari, kur mendoni për besëlidhjen, mendoni për betimin klasik të dasmës, “për mirë ose për keq”. Kur shfaqen vështirësi të paparashikuara, për shkak të besëlidhjes nuk heq dorë nga personi tjetër. Personi që largohet kur gjërat vështirësohen nuk i përkushtohet besëlidhjes.

֍Një besëlidhje është një lidhje mbi një qëllim të përbashkët. Një synim i përbashkët shpirtëror, si p.sh. të kesh një martesë që e sjell Perëndinë në një “litar tresh”, sjell solidaritet të qëllimit.

֍Komunikimi është çelësi kryesor, por shikojeni nga një kënvështrim tjetër. Komunikimi i marrëveshjes ka të bëjë me të qenit i sinqertë pa pasur nevojë të mbrohesh nga të tjerët, duke kultivuar një mjedis të sigurt dëgjimi që të tjerët të ndihen të sigurt dhe të tregohën të sinqertë me ju.

֍Në një besëlidhje kërkohet  angazhim për falje. Njerëzit më të afërt mund të na lëndojnë më shumë, por mos u dorëzoni lehtë nga restaurimi. Mos u ankoni në çdo rast, dhe mos mbani shënim çdo gabim të partnerit ose mikut tuaj.

֍Dhe së fundmi, angazhohuni t’i shërbeni personit tjetër. Një partner ose mik pjesë e besëlidhjes shikon të mirën e tjetrit.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI