Dejv dhe Xhois e kanë parë Zotin që të përdorë shërbesën e tyre për të sjellë ndihmë dhe për të shëruar me miliona njerëz, duke përfshirë këtu edhe misione që ata kanë ndërmarrë aty ku njerëzit kanë nevojë, misione që janë zgjeruar në të gjithë globin. Për një moment ata ndalojnë për të rikujtuar momentet kyçe të kësaj shërbese, që i shohim në vazhdimin e kësaj interviste.
Kur nise që të mbash takime për çdo javë me gratë në kishë?
Joyce : Në fund të këtyre pesë viteve, unë ndjeva se Zoti po më drejtonte që ta ndaloja këtë studim bible. Po mendoja “ Është koha që të promovohem; diçka shumë e madhe do të ndodhi tani.” Por për një vit të tërë, asgjë nuk ndodhi. Dhe ky ka qenë një vit me të vërtetë shumë konfuz për mua. Tani, teksa shoh pas kuptoj se Zoti më ka mësuar rëndësinë e të qenit vetvetja.
Duke qenë se nuk ndihesha e sigurt, mua nuk më pëlqente se kush isha dhe vazhdimisht përpiqesha që të isha dikush tjetër, pavarësisht nëse ky njeri ishte gruaja e pastorit tim, apo fqinja ime e cila ishte shtëpiake. Përgjatë këtij viti , unë u përpoqa që të kisha një kopsht dhe të qepja rrobat e familjes sime… Zoti nuk më kishte thirrur për asnjë nga këto gjëra.
Dave: Ajo më qepi një palë pantallona të shkurtra dhe ishte një tmerr.
Joyce: ( qesh) E mbaj mend, kanë qenë në ngjyrë gri të kombinuara me kordonë në ngjyrë gri të errët.
Dave: Pantallonat kishin xhepa, që ishin më të gjatë se vetë pantallonat. Unë i preva xhepat, por duhet të kisha mbajtur pantallonat. Unë i dogja ato!
Joyce: Në vitin 1980, ne nisëm që të shkonim në një kishë që sapo ishte krijuar dhe quhej Life Christian Center. Ata më pyetën nëse unë doja që të nisja një studim bible për gratë. Ata bënë ca njoftime për këtë dhe ishte një mrekulli nga Zoti: Atë mëngjes të ditës së Mërkurë erdhën 115 vetë! Pas pak kohe, ata më kërkuan që të bëhesha pjesë e stafit dhe studimi i Biblës u rrit dhe rreth 500 veta vinin për çdo javë.
A ishte ky momenti kur ju nisët që të transmetoni në radio?
Joyce : Pastori im dëgjohej në radio dhe aty ku punonte ishte një hapësirë kohore bosh, kështu që ai më pyeti mua nëse dëshiroja që ta bëja këtë gjë. Unë nisa të punoj në WCBW në St.Louis, ku realizoja një program prej 15 minutash, që transmetohej një herë në javë.
Pas pesë vitesh, në vitin 1985 ne e dinim se ishte koha për t’u larguar nga kisha Life Christian.
Zoti na kishte drejtuar që ta çonim këtë shërbesë në veri, në jug, në lindje dhe në perëndim. Kështu që nisëm që të bënim takime në Veri të St. Louis, Jug St. Louis, Lindje St. Louis dhe Perëndim St. Louis.
Në këtë pikë ne po e drejtonim shërbesën jashtë shtëpisë sonë dhe kishim pesë ose gjashtë njerëz që punonin për ne. Njëri prej tyre merrej vetëm me e-mailin dhe dikush tjetër me prodhimin e kasetave. Kishim telefona nëpër të gjithë shtëpinë. Kishim madje edhe një djalë që e realizonte këtë program për radio, nga dollapi i dhomës së gjumit të djalit tonë. Ndërkohë që unë po rrisja edhe fëmijët e mi- kisha një bebe dhe fëmijë adoleshentë.
Dave: Kur kthehesha në shtëpi Xhois më thoshte “ Është gjithë kjo ngarkesë, unë nuk ja dal dot më.” 6 muaj më vonë unë dhashë dorëheqjen nga puna ime dhe u përkushtova me kohë të plotë në shërbesë. Unë rregulloja të gjitha çështjet lidhur me organizimin e konferencave, bëja pagesën e punonjësve dhe blija të gjithë kohën e mundshme në radio.
Në fillim ishte shumë e vështirë sepse thuajse asnjë nuk e njihte Xhoisin. Por u përhap fjala se ajo ishte e zonja në atë që bënte dhe kështu u bë më e lehtë për ne. Në vitet që pasuan, ne arritëm të transmetojmë në 150 stacione.
Kur e morët vendimin që të dilnit në televizion?
Dave: Ishte diçka krejtësisht e papritur. Një ditë unë po bëhesha gati që të shkoja në zyrë dhe papritur Zoti më hapi zemrën për të ndjerë dhembjen e botës. Isha duke ngashëryer dhe Zoti më tha “ Unë ju kam përgatitur gjatë gjithë kësaj kohe për të dalë në televizion.”
Isha duke menduar : Nuk ka asnjë mënyrë që ne të mund të transmetojmë në televizion, kjo kushton kaq shumë. Pastaj në një lloj vizioni pashë një dorë mbi një rubinet dhe Zoti më tha “ Nëse e mbyll këtë, ju nuk mund të bëni as atë që po bëni tani. Por nëse e hap, ju mund të bëni gjithçka që unë do ju kërkoj.”
Unë e ndava atë që përjetova me Xhoisin dhe ne vendosëm që ta bënim këtë. Programi i parë ishte kaq primitiv, sa që Xhois kishte për backstage një perde dushi. Por ky ishte fillimi i shërbesës në televizion,ndërsa tani kjo gjë është shndërruar në diçka që ishte tërësisht jashtë pritshmërisë sonë.
Vazhdon…