3 Menyra per te perballuar te Henen

Të Hënat mund të jenë një pengesë nëse nuk i merrni me pozitivitet . Flasim pak për tri mënyra që mund të na i bëjnë të Hënat argëtuese :

1. Domino kohën – Zgjohu mjaftueshëm herët sa për të bërë diçka frymëzuese dhe të keni kohë për të shkuar në punë në kohën e duhur ( në qoftë se ju punoni 8 deri në 4) . Unë nuk e kam orarin 8-4 dhe përsëri mendoj se është më mirë për mua të zgjohem më herët ( edhe pse unë jam një person që e ka qejf gjumin dhe e kam të vështirë të cohem nga shtrati ) . Kuptova se duke qëndruar zgjuar gjatë natës , kur të gjithë të tjerët janë ende në gjumë, ndikon në zgjimin me vonesë në mëngjes. Të zgjohem herët çdo ditë, në fillim ka qënë e vështirë për mua, unë do të mbani atë të vërtetë , por çdo herë që zgjohem herët unë ndjehem sikur jam duke dominuar kohën dhe të mos humbur kot atë. Nuk po them që të gjithë duhet të zgjohen që në 5 , por në qoftë se jeni një person që keni nevojë për disa minuta më tepër për tu bërë gati , është një mundësi e përsosur që ju mund të përdorni për ti bërë gjërat gati në kohe dhe të ndiqni ëndrrat tuaja .

2. Përdoreni të Dielën si ditën e gjykimit . E kam fjalën që të përdorni të dielën si një ditë për të parë se çfarë shkoi keq javën e kaluar dhe dhe cfarë duhet të bëni këtë javë për ti korrigjuar këto gabime . Për shembull , javën e kaluar unë u zgjova të hënën pa ndonjë plan apo strategji për javën dhe fillova ditën time si shpirt i lirë që jam dhe disa gjëra mbetën pa u realizuar sepse nuk kisha një plan të mirëfilltë për ti menaxhuar ato . Këtë javë unë do të bëj atë që kam qenë duke bërë kohët e fundit për tu futur përsëri në shinat e duhura. Të dielën në mbrëmje kam menduar rreth gjërave të kaluara dhe shkrova gjërat që duhet të kryej dhe vura re që fajtori kryesor që kam dështuar javët e fundit për të realizuar objektivat e mia ka qënë pika 1 ( Zgjimi me vonesë )

3. Përdorni Qytetin tuaj për frymëzim … Unë e kam vënë re se trafiku në qytetin tim ( Tiranë ) rëndohet cdo ditë e më shumë gjatë ditëve në vijim . Është më e lehtë për mua që të shkoj nga shtëpia ime apo nga cdo periferi e Tiranës për në qëndër , gjatë ditës së hënën se në çdo ditë tjetër . Për disa arsye ka më pak trafik dhe rrëmujë . Unë ende nuk e di  pse ndodh kjo , por kështu është e vërteta . Zbuloni se çfarë të frymëzon dhe stimulon trurin tuaj dhe ju motivon në qytetin tuaj dhe përpiquni të kënaqeni me ato gjëra që qyteti juaj ju ofron.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI