Lajmi Fundit
prev next

Largo turpin prej teje…

Turpi është një emocion i fuqishëm dhe i dëmshëm. A keni ndjerë ndonjëherë turp apo siklet? A keni pasur ndonjëherë turp për dikë tjetër? Turpi është  fëmija i frikës dhe kushëriri i ndrojtjes. Frika dhe turpi janë të lidhura ngushtë. Kur kemi frikë nga ajo që të tjerët mendojnë për ne, ndihemi të turpëruar dhe përpiqemi të fshehim "fajet" tona prej tyre.

Merr zemër dhe ji i fortë!

Megjithëse kemi besim se Zoti ka fuqinë të na çlirojë nga çdo situatë apo rrethanë në jetë, ne shpesh humbasim shpresën ndërsa përpiqemi të gjejmë zgjidhje për problemet tona. Fakti mbetet që pavarësisht përpjekjeve më të vendosura për ta bërë jetën të funksionojë në mënyrë harmonike, ne kemi nevojë për Jezusin.

Rruga drejt paqes…

Njerëzit që janë në dhimbje, kanë nevojë për paqe. Shumica e atyre që vuajnë nga dhimbjet kronike mendojnë: Nëse do të mund ta hiqja qafe këtë sëmundje, do të kisha paqe. Por paqja nuk varet nga gjendja e mirë shëndetësore. Kur përplasesh nga erërat e vështirësive, zemra e cila është e mbrojtur në duart e Perëndisë, ende prodhon një jetë e cila është plot kuptim dhe qëllim.  

7 Vargje për Ditën e Zgjedhjeve

Pas një fushate elektorale të gjatë, të vështirë dhe të zhurmshme, le të lejojmë fjalën e Perëndisë të na inkurarojë. Lexoni dhe kujtoni që këto janë fjalët e Perëndisë. Fjala e tij është më e fuqishme se çdo fjalë tjetër në këtë botë.

Një miqësi e Perëndishme

Një miqësi e perëndishme është një marrëdhënie mbështetëse, e mbushur me shërbim dhe dashuri të ndërsjellë. Miqtë e perëndishëm kërkojnë mirëqenien e miqve të tyre dhe gjejnë gëzim në prosperitetin e tyre. Ata ndjejnë gëzim trishtim dhe pikëllim së bashku me miqtë e tyre.

Shpreso tek Zoti!

Tek Psalmet 42 dhe 43, psalmisti thotë se përgjigjja ndaj depresionit emocional është shpresa. Tri herë ai e inkurajoi veten të "shpresonte te Zoti".

Si të reagojmë ndaj stuhive të jetës?

Ka shumë mënyra se si ne mund të reagojmë ndaj një stuhie. Ne mund të përpiqemi të ikim nga burimi i tij, ose mund ta mbajmë veten aq të zënë, sa të mos kemi kohë për të menduar për të. Por këto metoda njerëzore nuk do ta ndalojnë stuhinë, as nuk do të na ndihmojnë të mësojmë prej saj dhe ta përdorim atë për të mirën tonë dhe të të tjerëve.

Si të jetosh në paqe me humbjen e pësuar . . .

Nëse mendon se “Askush nuk do t’ia dijë për dhimbjen tënde”, dije që Jezusi do t’ia dijë! Nëse mendon: “Askujt nuk i bëhet vonë për hidhërimin tënd", dije që Jezusi do t’ia dijë! Nëse beson se: “Askujt nuk i bëhet vonë për pikëllimin tënd”, dije që Jezusi do t’ia dijë!

Si mund të dalloni nëse Zoti është Ai që hap “derën”?

 

 

Vetëm sepse një mundësi paraqitet dhe duket tërheqëse nuk do të thotë domosdoshmërisht se është nga Zoti. Dhe po kështu vetëm sepse një derë e hapur duket pak e pasigurt, nuk do të thotë që ti nuk duhet të ecësh nëpër të.

Çelësi është të dish të dallosh nëse një mundësi është me të vërtetë një derë e hapur nga Zoti.

 

 

Bibla na jep disa parime për të na ndihmuar të dallojmë nëse një “derë e hapur” ose mundësi është vërtet nga Zoti.

  1. Dera që hap Zoti nuk do ta kundërshtojë kurrë fjalën e tij

Shumë persona i shohin mundësitë për të fituar më shumë para si një derë e hapur nga Zoti, edhe pse kjo mundësi nënkupton një punë që do t’i mbajë ata nga shoqëria ose shërbimi i rregullt në kishën e tyre.

Sidoqoftë, Fjala e Zotit na thotë të mos e lëmë pas dore mbledhjen së bashku.(Hebrenjve 10:25. Zoti nuk do t’iu çojë drejt një mundësie që bie ndesh me atë që Ai thotë qartë në Fjalën e tij. As ai nuk do të hapë një derë që do të kërkonte kompromis personal ose mosbindje në mënyrë që ju të hyni.

Nëse ka ndonjë kompromis në ndonjë mënyrë, ose duhet ta ndryshojmë disi Shkrimin e Shenjtë për të justifikuar “derën tonë të hapur”, atëherë nuk mundësi të jetë një derë që Zoti po na hap.

  1. Dera që Zoti hap do të shoqërohet me konfirmim

Zoti shpesh do të konfirmojë ose vërtetojë një çështje nga “dy ose tre dëshmitarë”, qofshin ato vargje nga Fjala e Zotit, këshilla nga një pastor ose një person i respektuar mirë që është i bazuar në Shkrimet e Shenjta, ose një rrethanë jo-kompromentuese që vazhdon të paraqisë vetveten.

Përmes lutjes, gjykimit dhe kërkimit të këshillave të perëndishme, ju duhet të jeni në gjendje të dalloni nëse ajo “derë e hapur” dhe konfirmimet e saj vijnë vërtet nga Zoti.

        3.Dera që Zoti do të hapë do të kërkojë që ju të vareni prej tij

Zoti nuk do të na japë diçka që do të na largojë nga Ai ose do të na bëjë të besojmë se nuk kemi më nevojë për të.

Hebrenjve 11: 6 thotë: Edhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë.  Shumë herë një “derë e hapur” nga Zoti është ajo që lejon që besimi ynë të shtrihet dhe forcohet. Në fund të fundit, ky është qëllimi i Zotit për ne: të rritemi në besim dhe në ngjashmërinë e Krishtit.

Shfrytëzoni rastin tuaj ose “hapni derën” ndaj Zotit dhe kërkoni konfirmimin e tij  përmes Fjalës së tij dhe këshillave të tij të perëndishme nga të tjerët dhe paqes së tij në vendim dhe ju mund të keni sigurinë se nuk po zgjidhni vetëm një derë rastësisht, por ju jeni duke ecur me kujdes nëpër ato që Ai dëshiron që ju të hyni.

Si të gjeni lumturinë dhe shërimin emocional duke falur

Shpeshherë falja e vërtetë mund të jetë një gjë shumë më e vështirë për t’u bërë sesa mund të mendohet. Për disa persona të falin mund të jetë diçka e pamundur. Të lësh dhimbjen dhe zemërimin nuk është detyrë e lehtë. Edhe ata që ndihen të suksesshëm në faljen e tyre, herë pas here duhet të rishikojnë angazhimin e tyre.
 Page 1 of 2  1  2 »