Lajmi Fundit
prev next

Si t’i mposhtim gjigandët në jetën tonë?

Kur Davidi ishte vetëm një djalosh, ai vrau një gjigand me emrin Goliath. Ne kënaqemi me fitore si ajo e Davidit. Na pëlqen të dimë se fitorja nuk bazohet në atë se kush është më i madh, më i dobët dhe më i armatosur.  Ne të gjithë  përballemi me gjigandë në jetën tonë. Këta gjigantë janë gjigandët e frikës, ankthit, shqetësimit, dekurajimit dhe dëshpërimit. Ndonjëherë ato marrin formën e varësisë, shqetësimit, zilisë, hidhërimit ose zemërimit. Por sido që të jenë, këta gjigantë kanë një qëllim në mendje: t'i bëjnë fëmijët e Zotit të gjallë joefektivë. Pra, pyetja është: Si t’i mposhtim këta gjigandë?

I lirë për të qenë gjithçka që Perëndia të krijoi për të qenë …

“Të shfrytëzosh në maksimum kohën” mund të jetë një moto tepër e keqkuptuar! Menaxhimi i mirë i kohës nuk do të thotë të ecësh me ritmin e ndonjë regjimi rigoroz e strikt në rrugën e prodhimtarisë, por që të gjesh lirinë për të qenë gjithçka që Perëndia të krijoi, duke patur drejtpeshim në jetë e duke u bërë një kujdestar i mirë i kohës që ke.

Kur ankthi dhe pasiguria na rrethojnë, Zoti është ende në kontroll

E gjithë bota është duke u përballur me një pandemi, e cila ka sjellë ndryshime të mëdha si asnjëherë më parë.  Tek Psalmi 11:3, fjala e Zotit thotë: Kur themelet janë shkatërruar, çfarë mund të bëjë i drejti? Shumë besimtarë po bëjnë të njëjtën pyetje sot. Edhe në këtë situatë që jemi duke u përballur, ne duhet të kemi shpresë,- shpresë që bazohet në premtimet e pandryshueshme të Zotit.

Si t’i përgjigjesh dështimit…

Është e mahnitshme të shikojmë se sa pak dimë për veten. Perëndisë i duhet të na bëjë të kalojmë përmes shumë dështimesh për të nxjerrë në dritë krenarinë e përqendruar tek vetja, e cila gjendet e fjetur në skutat e karakterit tonë. Mënyra e vetme në të cilën mund të bëjmë diçka të vlefshme për Perëndinë është duke iu përgjigjur me mprehtësi zhgënjimeve tona. Mprehtësia na çon tek e vërteta dhe e vërteta e largon krenarinë tonë, e gjitha kjo për qëllimin e Tij që të na japë formë sipas shëmbëlltyrës së Birit të Tij!

Juria më e fortë…

Si i krishterë, ti je dëshmitari okular i Perëndisë ndaj atyre që ke përreth. Por bota jote jobesimtare mund të mos fillojë sapo të kalosh pragun e shtëpisë për të dalë, por për t’u futur brenda. Sfida jote më e madhe mund të jetë ajo e partnerit tënd martesor jobesimtar.