Lajmi Fundit
prev next

Si të ndjesh gëzimin e Krishtlindjes

Sezoni i Krishtlindjes është padyshim një prej sezoneve më të bukura. Fytyrat e buzëqeshura dhe të lumtura gjithmonë e kanë shoqëruar këtë sezon. Ky vit është i pazakontë dhe dhimbja mund te jetë prezentë në jetën tënde. Si mund të kesh gëzim kur zemra ndjehet e copëtuar?

Shqetësimi, vjedhësi i mprehtë…

Një nga zakonet më shkatërrimtare që është njëkohësisht edhe aq i zakontë ditët e sotme është shqetësimi. Shqetësimi është një 'hajdut', aq i zoti dhe mashtrues saqë 'viktimat' e tij madje as që e dinë që u është vjedhur . . . paqja, koha, energjia mendore dhe mirëqenia emocionale. Shqetësimi është si një rrip i trashë koke që shkakton presion në mendje, është si një shirit shtrëngues i ndërthurur nga tre fije—dëshpërimi për të djeshmen, sprovat e të sotmes dhe të frikshmet “po sikur” të të nesërmes. Ky shqetësim shtrëngues që i përngjet një vesi, tragjikisht e tkurr gëzimin tënd, mpak paqen tënde dhe të ngushton lirinë. Por ky ngushtim mund të thyhet.

Nëse zemra juaj vuan këtë Krishtlindje

Nëse zemra juaj ka dhimbje, ajo dhemb disi thellë dhe më shumë gjatë kohës së Krishtlindjes. Pavarësisht ndriçimit të qirinjve, të yjeve dhe dritave vezulluese, këto ditë mund të jenë ditët më të errëta të vitit. Është një kohë ku personi që rri vetëm bëhet i vetmuar, kur realiteti i jetës në tokë nuk krahasohet me pritshmëritë dhe humbjet e jetës rrënjosen më shumë në kujtesë.

10 mrekullitë e Krishtlindjes

Në Bibël jepen rreth 365 emra dhe përshkrime që i referohen Jezus Krishtit, por asnjë nuk është më i këndshëm se sa emri që gjendet te Isaia, ku profeti tha: “Ai do të quhet Këshilltar i admirueshëm.”.

Dhuro një palë këpucë këtë Krishtlindje!

2020 ka qenë një vit plot sfida, akoma dhe më i vështirë për familjet më të varfëra. Ndaj Radio 7 të fton të marrësh pjesë në fushatën “Këpucët e Krishtlindjes”, duke dhuruar një palë këpucë të reja për  fëmijët në nevojë. Mbase nuk e ke menduar ndonjëherë, por nëse ul kokën poshtë me siguri vëren këpucët. Një palë këpucë janë të rëndësishme sepse ato i japin një njeriu dinjitet.  E megjithatë shumë fëmijë në Shqipëri nuk kanë mundësinë të gëzojnë një palë këpucë të reja e të ngrohta! Dimri tashmë ka ardhur dhe ne duam të sigurojmë për këta fëmijë këpucë të ngrohta që do t’ua bëjnë ditët në shkollë me të bukura. Për të tretin vit radhazi, ne kërkojmë bashkëpunimin tuaj dhe së bashku të ndezim shpresën në familjet që nuk kanë mundësi, duke dhuruar një palë këpucë të ngrohta për këmbët e vogla!  

Dhuro dashuri këtë Krishtlindje

Në periudhën e Krishtlindjes ndodh që jemi aq të përqendruar në presionet e blerjes së dhuratave dhe festimeve, saqë humbasim fokusin e vërtetë të Krishtlindjes: Jezusin. Por është e rëndësishme që të mos harrojmë të tregojmë dashurinë e Jezusit për të tjerët këtë Krishtlindje.      

Ai që ka miq të mirë është i pasur

Tek Fjalët e Urta 27:17 lexojmë: Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij. Ne të gjithë kemi nevojë për miq, me të cilët të ndajmë gëzimet dhe dhimbjet tona, kohët argëtuese dhe kohët kur përjetojmë lëndime të thella. Megjithatë, zhvillimi dhe vazhdueshmëria e një miqësie kërkon përpjekje. Një miqësi e ngushtë kërkon komunikim të fortë, sinqeritet, besim  dhe respekt reciprok. Mënyra se si ne i ndërtojmë miqësitë tona do të vendosë nëse ato miqësi do të na ndihmojnë ose do të na lëndojnë. Për sa kohë që kemi dashuri, do të shërbejmë. Askush nuk është i padobishëm për sa kohë është shok i dikujt.