Lajmi Fundit
prev next

Që shqiptarët të kthehen tek Zoti

Najua ka thënë: “Ne mund tu mësojmë shumë gjëra njerëzve po gjëja më e rëndësishme është që ata të kthehen tek Zoti me të vërtetë, sepse pa Krishtin ata janë të humbur në këtë botë!”

Mirënjohja i hap derën bekimit të Perëndisë!

Në botën stresuese dhe të trazuar në të cilën jetojmë, mund të duket e vështirë për ne të gjejmë diçka për të cilën duhet të jemi mirënjohës. Por pavarësisht si është jeta jonë ose situatat rreth nesh, ne duhet të jemi mirënjohës dhe të kemi një zemër falenderuese ndaj Zotit, për bekimet dhe mirësinë që ai tregon ndaj nesh çdo ditë. Për të diskutuar për mirënjohjen, rëndësinë e saj dhe atë se çfarë thotë fjala e Zotit për mirënjohjen, i ftuar në programin “Zgjohu Pozitiv”, në Radio 7 ishte pastori dhe mësuesi i biblës, Edmond Lamnica.

Siguria e Perëndisë për Ty

Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin; dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin, e askush nuk i rrëmbejë nga dora ime. Ati im, që m’i dha është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t’i rrëmbejë nga dora e Atit tim”.

Shërim për dhimbjen emocionale të së kaluarës

Dhimbja emocionale e rrënjosur thellë dhemb. Ajo të largon nga ekuilibri, të pengon planet dhe ndikon në marrëdhëniet e tua. Mund te ndodhë që ti bëhesh e mpirë prej dhimbjes dhe fillon të justifikosh reagimet dhe sjelljen tënde. Në këtë gjendje jo të shëndetshme, ti e humbet gëzimin dhe lumturinë.  Por sado e vështirë të duket, lajmi i mirë është që ti mund mund ta lësh pas dhembjen. Fjala e Zotit thotë që ne duhet të durojmë për pak kohë dhe është Zoti  ai që do na restaurojë.

Lutu për pastorin tënd!

"Në të vërtetë besimtarët nuk dinë shumë gjëra për pastorin, besimtarët nuk dinë tundimet nëpër të cilat një pastor kalon, nuk dinë sekretet që ai duhet të mbajë, nuk dinë lotët që ai derdh përpara Zotit për bijtë e Perëndisë, për kishën e Zotit, nuk dinë keqardhjet që ai duron, refuzimet që ai përballon, vetminë që ai ndonjëherë duhet të kalojë, nuk dinë se si ai e menaxhon hidhërimin që të tjerët derdhin mbi të, ose gënjeshtrat që fliten mbas shpine për të, e të gjitha këto meritojnë nderim për pastorin, për përkushimin e tij, për sakrificat e tij".

Të shohësh me sytë e zemërimit

Tek Efesianët 4:26-27 fjala e Zotit thotë: Zemërohuni dhe mos mëkatoni. Dielli të mos perëndojë mbi zemërimin tuaj dhe mos i jepni vend djallit.

Zemërimi nëse nuk ndalet mund të përdoret nga Satani. Ai mund të çojë në një të folur të korruptuar, jo të shëndetshme dhe degratuese dhe mund ta trishtojë Frymën e Shenjtë.  Mënyra se si ti reagon ndaj zemërimit dhe e shpreh këtë emocion është ajo që përcakton nëse do ta lejosh apo jo zemërimin tënd të bëhet mëkat.

Zemërimi mund të mposhtet përmes dashurisë, dhembshurisë dhe faljes.

Efesianëve 4:31–32 thotë: Le të hiqet nga ju çdo hidhësi, inat, zemërim, e bërtitur dhe sharje bashkë me çdo mbrapshti, por jini të mirë dhe të përdëllyeshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia iu ka falur në Krishtin.

Zemërimi yt është një sinjal që tregon se diçka nuk po shkon siç duhet, ashtu si një sinjal i kuq në kruskotin e një makine. Qëllimi i sinjalit është që të të shtyjë drejt marrjes së një veprimi, të të bëjë të ndalosh, të bësh një vlerësim të asaj që nuk shkon mirë, e pastaj të ndërmarrësh veprimet e duhura.

Perëndia dëshiron që ti të shqyrtosh burimin e vërtetë të zemërimit tënd dhe pastaj të bësh një vlerësim për të parë nëse po e përdor zemërimin për t’u përpjekur t’i plotësosh nevojat e tua për dashuri, rëndësi dhe siguri.

Zoti dëshiron që ti ta marrësh zemërimin dhe dhimbjen nga e kaluara e ta çlirosh në duart e Tij. Pastaj, hiqe atë që ka bërë faj ndaj teje prej gremçit emocional dhe vëre tek gremçi i Perëndisë. Zoti e di se si të veprojë me drejtësi dhe efikasitet ndaj të gjithë atyre që sjellin dhimbje në jetën tënde. Ai thotë: “Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar”. (Romakëve 12:19)

Shërimi i dhimbjes nga një marrëdhënie jashtëmartesore  

A është ndryshuar përgjithmonë jeta jote nga kurthi i ngritur nga një lidhje jashtëmartesore? Martesa ishte ideja e Perëndisë. Perëndia kërkon një përkushtim që zgjat gjithë jetën në martesë. Nga Fjala e Tij, dimë që Perëndia do t’i gjykojë ata që shkelin besëlidhjen martesore.

Unë këndoj akoma

Ky album është një thirrje fitoreje, një thirrje shprese, një thirrje besimi. Është rezultati i rrugëtimit që kam kaluar me mundim dhe çaste vuajtjeje, por me mbështetjen e besimit në Zotin Jezus.

Pse nuk duhet të shqetësoheni për asgjë

Tek  Luka 12: 25-26, fjala e Zotit thotë: Dhe cili nga ju me shqetësimin e tij mund ta zgjatë shtatin e vet qoftë edhe një kubit? Atëherë, kur nuk jeni në gjendje të bëni as atë që është më e pakta, përse shqetësoheni për të tjerat? Shqetësimi imagjinon më të keqen, por Jezusi thotë se nuk keni asgjë për t’u shqetësuar. Kur kuptoni të vërtetën se kush është Zoti dhe i besoni planit të Tij, ju do të gjeni lirinë nga ankthi.
 Page 1 of 2  1  2 »