Lajmi Fundit
prev next

Të lutemi për brezin e ri

Nëse vërtetë dëshirojmë që Zoti të punojë në jetët e fëmijëve tanë, ne duhet kemi prioritet në jetë të luturit për ta. Pavarësisht se sa e zënë është jeta jonë, ne nuk duhet të jemi kurrë aq të zënë sa të mos lutemi. Kur bëhet fjalë për të rinjtë tanë, ky duhet të jetë prioriteti ynë.

Inkurajim në kohë të vështira

Deri sa të mësojmë se gëzimi ynë nuk mund të bazohet tek rrethanat tona, ne nuk do të kemi gjë tjetër, veçse një përvojë të lëkundur, që shkon poshtë e lart, poshtë e lart. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të qenë të lumtur, edhe atëherë kur rrethanat tona nuk janë siç i duam, apo kur nuk marrim një mrekulli aq shpejt sa do të donim, apo edhe kur njerëzit që na rrethojnë, nuk janë siç ne do të na pëlqenin dhe vazhdimisht na acarojnë apo na zhgënjejnë.

Zemra e adhurimit

Të qenit adhurues i Perëndisë, është thirrja më e lartë në jetën e një personi. Adhurimi vendos praninë e Perëndisë. Ai e sjell Perëndinë pranë nesh. Në frymë, Perëndia na jep dëshirën për ta adhuruar Atë. Ne duhet ta ushqejmë dhe ta ndërtojmë këtë dëshirë. Aty ku Perëndia sundon, askush nuk është më i fortë se Ai.

Ju nuk mund të përmbusheni duke adhuruar dicka tjetër, përvec Atit Perëndi. Duke komunikuar me Perëndinë, ju mund të njihni dashurinë e madhe që Ai ka për ju. Vendi ku do të adhuroni, është brenda jush. Adhurimi do t’ju vendosë në një pozicion të ri në jetën tuaj. Ky pozicion ju vë tek këmbët e Perëndisë dhe mund ta adhuroni Atë ballë për ballë.

Por si e krijon Perëndia një frymë adhurimi tek ne? Si na formon Ai, për të qenë adhurues?

Në programin e sotëm, Dan thotë: “Kjo fillon, kur ne gjunjëzohemi para Tij. Ne e adhurojmë Atin, për shkak të asaj që Jezusi bëri në kryq. Besimi tek Ai që Perëndia dërgoi, është vepra e parë e adhurimit. Kur ne e pranojmë Atë në frymë, atëherë fillojmë një jetë në adhurim. Adhurimi është qëllimi i Perëndisë. Adhurimi është e vetmja gjë që e bën njeriun, të qëndrojë i ekuilibruar dhe i shëndetshëm në jetën e tij.

Perëndia na formon si adhurues ditë pas dite. Ai e bën këtë përmes shembullit të mirë të të tjerëve. Çdo kapitull i Psalmeve është një këngë për Zotin. Ju mund t’i bëni këto fjalë, lutjen tuaj. Perëndia jeton me adhuruesit. Ai kërkon dhe gjen adhurues. Perëndia banon dhe jeton në lavdërimin e njerëzve të Tij.”

“Unë do të të lëvdoj, o Zot, Perëndia im, me gjithë zemër, dhe do ta përlëvdoj emrin tënd përjetë. Sepse e madhe është mirësia jote ndaj meje; ti ke shpëtuar shpirtin tim nga Sheoli.” (Psalmi 86:12-13)

Adhurojmë Perëndinë çdo Ditë

Në ditët e sotme, fjala “adhurim” përdoret gjerësisht. Njerëzit adhurojnë paratë, karrierën dhe pronat që kanë. Ata i kanë kthyer këto gjëra në idhuj dhe përulen para tyre. Por a kanë ato aq vlerë, sa t’ia vlejë të adhurohen?

Kë duhet të adhurojmë dhe çfarë është adhurimi i vërtetë?

Në Bibël flitet shumë për adhurimin. Jezusi na thotë se adhurimi i vërtetë, është të adhurosh Perëndinë në frymë dhe në të vërtetë. Perëndia është frymë dhe ne jemi frymë. Fryma është ajo pjesë e jona që rilind, kur pranojmë Jezusin si Shpëtimtarin tonë. Perëndia na flet në frymë.

Midis të tjerash, në këtë program Dan thekson: “Ne jemi në një marrëdhënie me Perëndinë dhe duhet të shkojmë tek Ai në lutje. Perëndia kërkon ata që e adhurojnë Atë në frymë dhe në të vërtetë. A e dini se si mund të sillni paqen e Perëndisë në shtëpinë tuaj?  Këndoni këngë adhurimi dhe falenderoni Perëndinë për praninë e Tij. Ati kërkon adhurures.

Perëndia po kërkon njerëz të pastër, në mes të një brezi të papastër dhe të çoroditur. Jezusi tha se ne nuk do të adhurojmë në një mal të caktuar, apo në një ndërtesë të caktuar. Ne do të adhurojmë kudo ku jemi. Adhurimi i vërtetë është në frymë. Duhet të njohim Fjalën e Perëndisë, për të ditur se kë po adhurojmë. Jezusi na tregon çdo gjë që Perëndia thotë dhe bën. Ai është Përfaqësuesi i përsosur i Perëndisë së padukshëm. Ai meriton të lëvdohet dhe të adhurohet.”

Sot është koha, kur besimtarët në Krishtin, duhet të hapin gojën për Perëndinë. Ju duhet të adhuroni çdo ditë. Ngrini duart lart dhe adhuroni! Adhurimi i vërtetë vjen nga zemra. Bibla thotë: “Jepini Zotit lavdinë që i përket emrit të tij; adhuroni Zotin në shkëlqimin e shenjtërisë së tij!” (Psalmi 29:2)

Racizmi dhe Krishti

Sot po dëgjojmë shumë për racizmin dhe paragjykimin. Duket sikur këto janë kthyer në çështje globale. Në Shtetet e  Bashkuara dhe në shumë vende të botës, po zhvillohen protesta kundër paragjykimit racor. Por prej sa kohësh ka ekzistuar ky problem? A u përball Jezusi me racizmin dhe paragjykimin? Cila ishte përgjigja e Krishtit, për ndarjen e madhe midis kombeve dhe Perëndisë, dhe midis njerëzve të zgjedhur të Perëndisë dhe kombeve të tjera?

Njeriu është krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Në sytë e Tij, të gjithë janë të barabartë. Ai e përul krenarinë e njeriut dhe ngre ata që bota i përçmon. Sot, të krishterët po sfidohen në çështjet e racizmit dhe paragjykimit.

Në këtë program, Dan thotë: “Ne duhet të përballemi me racizmin. Duhet ta trajtojme si një mëkat dhe ta kapërcejmë atë, në jetën tonë. Perëndia nuk sheh ngjyrën e lëkurës. Në qiell nuk ka raca të preferuara. Të gjithë njerëzit kanë të njëjtën ngjyrë dhe kanë një shpirt, për të cilin Jezusi vdiq. Jezusi është shembulli ynë. Tek Ai ne shohim vetëm dashuri të përsosur.

Ekzistonte një ndarje e madhe midis judenjve dhe paganëve. Por Jezus Krishti erdhi për të sjellë paqe dhe unitet. Pikërisht për këto kanë nevojë familjet, marrëdhëniet, kombet tona dhe e gjithë bota. Pavarësisht se nga vijmë, ne marrim të gjithë të njëjtin Frymë nga Perëndia.Në Krishtin Jezus, ne, që dikur ishim të ndarë, tani jemi pranë njëri-tjetrit.”

Perëndia i shemb muret ndarës dhe i bashkon njerëzit që janë të thyer. Ai dëshiron të na përdorë ne, kudo ku jemi. Dhe kjo është koha, kur ne duhet t’u shërbejmë njerëzve, më shumë se kurrë më parë. Perëndia do të ecë me ne, në çdo sfidë. Fjala e Perëndisë thotë: “Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?”

X