Lajmi Fundit
prev next

Lavdërim vs Qortim – Lavdërimi përmirëson sjelljen

Lavdërim vs QortimSa më shumë që mësuesja të përdorë lavdërimin në vend të qortimit, aq më shumë fëmija do të fokusohet tek detyrat e shkollës dhe mësimet. Kështu raporton një studim që është publikuar në revistën “Psikologjia Edukative”.

“Teksa mësueset e shkollës fillore lavdërojnë më shumë se ndëshkojnë, sjellja e nxënësve kundrejt detyrave përmirësohet,” tha Paul Caldarella, profesor në departamentin e këshillimit, psikologjisë dhe edukimit në Universitetin Brigham Young.

Jo vetëm kjo, shtoi ai, por më shumë lavdërim nga mësuesi dhe më pak  qortim prej tij bën që fëmijët të fokusohen më shumë në mësimin e tyre.

X