Lajmi Fundit
prev next

Ushqyerja është e rëndësishme

Kërkimet kanë treguar se problemet me shëndetin, dhembja dhe ankthi, e madje edhe depresioni  mund të vijnë për shkak se ne nuk i bëjmë më gjërat gjatë ditës duke u dhënë rëndësinë e duhur. Duhet të përqendrohemi në atë që do të hamë, në vend që thjesht të ngopemi, ndërkohë që jemi të shqetësuar për gjëra të tjera.

Mënyra të thjeshta për t’u ndier më mirë

Siç kemi dëgjuar të thuhet, lumturia është një udhëtim jo një destinacion. Të gjithë ne jemi të ndryshëm. Ne vijmë nga vende e  rrethana të ndryshme dhe kemi interes për gjëra  që janë të ndryshme. Por ka diçka universale, që e kërkojmë të gjithë, pavarësisht se cilët jemi, ajo është lumturia. Ne vazhdojmë ta ndjekim lumturinë hap pas hapi, por duket se na rrëshket nga duart. Arritjet nuk sjellin lumturi për një kohë të gjatë.  Vetëm marrëdhënia e ngushtë më Zotin dhe qetësia që ofrohet në prezencën e Tij mund të mbushë shpirtin tonë. Megjithatë ne mund të bëjmë gjëra që na ofrojnë disi çlirimin e tensioneve të ndryshme që mund të kemi grumbulluar gjatë ditës sonë.

PËRSE ZOTI I LEJON STUHITË

Të gjithë kalojmë nëpër stuhi në jetët tona. Janë ato raste që na sjellin dhimbje, vuajtje, apo humbje. Në këto kohë të vështira na vijnë në mendje lloj lloj pyetjesh: Ku është Perëndia? Pse ndodhi kjo? Çfarë bëra unë? A e bëri Zoti këtë? Nëse po, pse? I vetmi vend për përgjigje të sigurta në kohë të turbullta është Fjala e Perëndisë. Le të marrim në konsideratë se çfarë thotë ajo për stuhitë që Zoti lejon në jetët tona.
X