Lajmi Fundit
prev next

Çfarë duhet të marrësh në konsideratë përpara se të votosh.

Çfarë duhet të marrësh në konsideratë përpara se të votosh

Besoj të gjithë janë pushtuar nga reklamat elektorale në Facebook për të votuar parti të caktuara politike. Përveç këtyre reklamave pjesë e fushatave elektorale janë edhe debatet nëse duhet apo jo të votojmë? Duke qenë se duhet dhe është e drejta jonë të votojmë, ne do të ndajmë më poshtë  disa reflektime praktike që mund t’i vesh në zbatim në këtë sezon fushate.

6 arsye të gabuara për të cilat e kontrollojmë telefonin në mëngjes

Telefoni shkon aty ku shkojmë edhe ne, që do të thotë kudo. Ne të gjithë flemë me telefonin tonë. Në dhomën e gjumit, telefoni na zgjon nga gjumi dhe na mundëson të jemi të gatshëm për çdo rast urgjence. Të gjitha këto përfitime janë të mrekullueshme. Problemi vjen në momentin kur telefonin e kemi aq afër sa e arrijmë sapo zgjasim krahun dhe e marrim atë, menjëherë sapo zgjohemi, si pjesë e zakonin për të kontrolluar  rrjetet sociale. Por e vërteta është se ajo gjë në të cilën fokusohemi më së pari në mëngjes do të ndërtojë të gjithë ditën tonë. Kështu që nuk kemi përse të jemi kaq të gatshëm për të kontrolluar telefonin që në mëngjes dhe të mos bëjmë diçka tjetër që na motivon për ta nisur ditën sa më mirë. Ka gjashtë arsye për të cilat ne e kontrollojmë telefonin sapo zgjohemi dhe në fakt që të gjitha janë arsye të gabuara.

Dita Botërore Kundër Punësimit të Fëmijëve

12 qershori shënon ditën botërore kundër punësimit të fëmijëve. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) e shpalli këtë ditë për herë të parë në 2002 si një mënyrë për të nxjerrë në pah gjendjen e këtyre fëmijëve. Ai ka për qëllim të shërbejë si një katalizator për rritjen e lëvizjes në mbarë botën kundër punësimit të fëmijëve.
X