Lajmi Fundit
prev next

Rreziku nga “Balena Blu”

E  mbiquajtura “Balena blu” është një lojë e cila rrezikon drejtpërsëdrejti jetët e të gjithë njerëzve të cilët përfshihen në të virtualisht. Më të rrezikuarit të bien preh e kësaj loje janë adoleshentët. Fillimisht, ata pranojnë të marrin pjesë nga një ftesë në rrjetet sociale dhe më pas krijojnë profilin e tyre në një faqe “online”. Për 50 ditë ndjekin udhëzimet nga një person i ashtuquajtur udhëheqës. Ai i shtyn ata të kryejnë me sukses një sërë aktesh të tejskajshme të vërtetuara me fotografi, që fillojnë me vetëplagosje, prerje të lëkurës në forma të ndryshme, apo kacavjerrje në ndërtesa të larta dhe ura, ndërsa sfida e fundit që nxjerr fituesin e lojës është vetëvrasja.

Katër arsye përse nuk është problem nëse ti fal i pari.

Sa herë që përmendet emri i dikujt me të cilin akoma nuk ke zgjidhur një problem zemra jote rreh më fort. Dhe ti pyet veten se si shkuan gjërat deri në këtë pikë? Sepse nuk ta kishte marr ndonjëherë mëndja se do të qëndroje pa folur me shokun tënd të ngushtë, për kaq shumë kohë. Dhe jo vetëm me miqtë e tu, ndonjëherë edhe me familjarët. Asnjëherë nuk duhet të kërkosh falje vetëm për inerci apo për të rënë rehat. Gjithashtu kur e kupton që përfundimisht e ke gabim është koha për të gjetur personin ndaj të cilit e ke bërë këtë gabim. Të jesh i pari që kërkon falje do të thotë që e vlerëson marrëdhënien më shumë se egon tënde. Kështu që ngrije telefonin, dërgo një mesazh që kërkon falje pasi të kesh lexuar katër arsye të cilat tregojnë se nuk ka asnjë problem nëse je ti i pari që kërkon të falur.
X