Lajmi Fundit
prev next

Historia e këngës “O come, O come Immanuel”.

Ky himn e ka origjinën në latinisht, dhe daton 1200 vjet më parë. Ai është shkruar në një manastir rreth shekullit të VIII – IX. Shatë ditë para Krishtlindjes në manastire këndoheshin antifonet,  që do të thotë një himn “me dy zëra” i cili përdorej nga koret e murgjve në shërbesat e tyre të mbrëmjes gjatë Adventit.  

Shto shkëlqimin e festave duke kursyer kohë

Kur vjen Krishtlindja jemi aq të ngarkuar sa është  e vështirë të gjejmë kohë për të krijuar vetë disa dekore të veçanta për Krishtlindje.  Por me gjithë ngarkesën e jetës është e rëndësishme të gjejmë një mënyrë për të festuar festat duke qëndruar brenda buxhetit dhe duke mos harxhuar gjithë kohën e lirë. Ndajmë me ju disa sugjerime për të pasur atmosferën e Krishtlindjes në shtëpinë tuaj, që ajo të jetë e ngrohtë e veçantë por mbi të gjitha e rehatshme. Përmes këtyre sugjerimeve ju ftojmë të krijoni një muaj me kujtime ndryshe në mënyrë që ta shijoni dhe më shumë stinën e dimrit.

T’u mësosh fëmijëve mirënjohjen

Prindërit  duan që fëmijët të vlerësojnë më shumë atë çfarë ata bëjnë për ta. Por si mund ta arrijnë këtë? Ekzistojnë disa truke për t’i sensibilizuar, në mënyrë që fëmijët të kuptojnë atë se çfarë po i jepni. Dhe fëmijët që e kuptojnë këtë, do të jenë me të rritur dhe gjithashtu në gjendje për t’ua transmetuar këtë brezave të ardhshëm. Ja se cilat janë këto truke.  

A kanë rëndësi punët e shtëpisë në zhvillimin e fëmijëve?

Në disa familje pritet që fëmijët të japin një dorë në punët e shtëpisë, madje pa u ankuar. Ndërsa familje të tjera presin më pak nga fëmijët të cilët, të kënaqur për këtë, nuk kontribuojnë edhe aq. Studiuesit e shohin këtë prirje sidomos në vendet perëndimore, ku fëmijët priren më shumë të përfitojnë, sesa të kontribuojnë.  Po ti, si mendon? A janë vërtet të rëndësishme punët e shtëpisë, jo vetëm për mirëmbajtjen e saj, por edhe për zhvillimin e fëmijës?

 

Qëndro pozitiv

A është ndonjë person që njeh gjithmonë pozitiv, dhe gjërat i shkojnë vaj? Këta persona janë gjithmonë pozitivë dhe ia dalin mbanë në gjithçka. Po si ia dalin të qëndrojnë pozitiv edhe kur situata nuk është në favor të tyre?

5 hapa para se të sillni një qen në shtëpinë tuaj.

Të kesh një qen është si të kesh një mik të ngushtë dhe si një terapi. Por kur vendos të sjellësh një të tillë në shtëpi duhet të vlerësosh situatën nëse mund ta përballosh një kafshë shtëpiake bashkë me përgjegjësitë si janë faturat e veterinerit. Nëse i plotëson këto atëherë lexo hapat përgatitor që ndajmë me poshtë,  përpara se të sjellësh një qen në shtëpi.

Zotimet e një çifti të shëndetshëm.

Forca e çdo martese qëndron në cilësinë e lidhjes që ekziston midis burrit dhe gruas. Lidhje do të thotë të mos kesh frikë të tregosh ndjenjat dhe nevojat e tua. Ta bësh këtë duke e ditur që i dashuri i zemrës nuk do të provojë t’iu ndryshoj, gjykojë apo ndëshkojë. Një lidhje e fortë do të thotë të besosh se atij apo asaj i intereson të dijë nevojat e tua dhe gjithashtu të jep lirinë t’i shprehësh ato.

Ja si të mos i zvarrisni më gjërat.

Zvarritja është një tinëzare që të bind të lësh mënjanë atë që e di se është vendimtare, dhe në vend të kësaj ta mbushësh ditën me detyra që të mbajnë të zënë por që kontribuojnë pak në suksesin e përgjithshëm. Nëse ndiheni si të zënë në kurth nga detyrat që duhet të përfundoni, do të ndajmë më poshtë disa zakone të cilat do t’u bëjnë më aktivë.

Këshilla për organizimin e festave.

Të mirëpresësh të ftuar në shtëpi mund të jetë stresuese dhe nëse nuk ke kohë, mund të çojë deri në çmenduri. Por ja që ke premtuar se do t’i  mirëpresësh të ftuarit dhe nuk tërhiqesh dot më. Ndoshta mund të kesh qenw këto kohë  duke kërkuar për ide në internet sepse kreativiteti nuk është pjesë e jotja dhe situata është bërë shumë tensionuese. Ajo që ke organizuar mund të jetë një ftesë për një pasdite të kaluar së bashku, apo për një festë të madhe në shtëpi dhe të mikpresësh është më e vështirë nga sa e ke imagjinuar. Por gjithsesi një festë e suksesshme nuk kërkon domosdoshmërish gjëra ekstravagante dhe ti si organizatori, mund ta bësh eksperiencën më të këndshme duke planifikuar, deleguar dhe duke pushuar herë pas here. Ne do të ndajmë 5 këshilla që e bëjnë shumë më të lehtë organizimin e një feste.

Çfarë duhet të thuash edhe nëse nuk dëshiron.

Gjuhën asnjë nga njerëzit s’mund ta zbusë, është një e keqe e papërmbajtshme, plot me helm vdekjeprurës. Me atë ne bekojmë Perëndinë, dhe me të ne mallkojmë njerëzit që janë bërë sipas shëmbëllimit të Tij! Fjalët tona mund të dëmtojnë rëndë marrëdhëniet tona, karrierën tonë dhe botën rreth e qark nesh. Por lajmi i mirë është ky: Me ndihmën e Frymës së Shenjtë gjuhët tona mund të bëjnë dhe mirë.  Perëndia mund të na jap urtësi që të kontrollojmë gjuhën tonë dhe të mësojmë të flasim ato fjalë që reflektojnë dashurinë e tij.  Për këtë kemi sjellë për ju sugjerimet e mëposhtme.

 Page 1 of 9  1  2  3  4  5 » ...  Last » 
X