Lajmi Fundit
prev next

10 GJERA QE NUK BLIHEN ME PARA!

dark_colors_background-wallpaper-1366x768Shumica mendojnë se lumturia dhe pasuria janë të lidhura ngushtë, por ka edhe disa gjëra që janë të vleshme dhe nuk mund të blehen përmes pasurisë. Brenda Këtij artikulli mund t’i lexoni dhjetë gjëra që e bëjnë njeriun të lumtur, por asnjëra nuk mund të blihet me para.

7 grupe vëllezërish

Grupet e muzikës te krishterë  bashkëkohore gjithmonë kanë sjellë risi në tregun muzikor dhe kanë qenë tepër të pëlqyer. Ndër ta ka dhe vëllezër që ndajnë të njëjtin pasion për muzikën dhe kjo i ka shtyrë të formojnë një grup muzikor. Ne ju njohim me shtatë grupe anëtarët e të cilëve janë vëllezër.        

Askush nuk është i përsosur

  Po ti e meriton parajsën? Askush që gënjen, që nuk bindet, që mashtron, që bën thashetheme apo mëkate të tjera, nuk lejohet në parajsë. E lexove pasazhin e ditës së sotme në Bibël? Një nga personat e përshkuar aty, bëri shumë vepra të mira; tjetri kërkoi mëshirën e Perëndisë. Jezusi tha se ai që kërkoi mëshirë u shpëtua; nuk u shpëtua ai që mendonte se ishte i mirë për shkak të veprave të mira që kishte bërë. Po ti si cili prej tyre je? Pranoje mëkatin tënd dhe kërkoji Jezusit të të falë dhe të të shpëtojë.

Aborti: Jo një zgjedhje, por një fëmijë.

Kur përballeni me vendimin nëse duhet të abortojmë ose jo, fillimisht shikoni Fjalën e Perëndisë. Shumë njerëz nuk e kanë dëgjuar apo lexuar Fjalën e Perëndisë për të parë zemrën e Tij në lidhje me foshnjën e palindur. Ata persona të cilët janë pro abortit mund ta besojnë një gënjeshtër sepse nuk e kanë njohur të vërtetën.

Gënjeshtrat për aligatorin

  Po ti tundohesh që të thuash gënjeshtra me qëllim që të tjerë të të admirojnë? A tundohesh për të dalë nga një situatë e pakëndshme duke mos thënë të vërtetën? Vargu i ditës së sotme tregon pasojat e rënda dhe të menjëhershme të gënjeshtrës. Edhe kur pasojat e gënjeshtrës nuk duket shumë të rënda, prapë gënjeshtra të lëndon dhe shkatërron besimin që të tjerët kanë në ty. Nga ta dinë ata se ti po thua të vërtetën nëse ke gënjyer në të shkuarën? E vërteta, e thënë dhe e vënë në zbatim, është gjithnjë mënyra më e mirë për të jetuar. Këtë kërkon Perëndia nga ty.    

Dave dhe Joyce festojnë 40 vjetorin e shërbesës së tyre.

Në vitin 1976,  Zoti i foli  zemrës së Xhoisit duke i thënë   se ajo do të kishte një “shërbesë të gjerë për të mësuar të tjerët”, por ajo vetëm mund të imagjinonte se çfarë do të ndodhte  në katër dekadat e ardhshme...

Reagimi i gabuar

  Kur ti ke ndarë ungjillin, a ka reaguar ndonjë i zemëruar? Si je përgjigjur? Mos reago i shkurajuar dhe i zemëruar. Në vend të kësaj, vazhdo të tregosh dashuri dhe miqësi ndaj atij që ka nevojë për Zotin. Apostulli Pal e krahasoi ungjillëzimin me mbjelljen e farës. Është puna jote që të mbjellësh farën e ungjillit. Perëndia kërkon që të jesh besnik në ndarjen e ungjillit dhe ti kaq mund të bësh. Perëndia është Ai që “rrit”, duke bërë që fara të zhvillohet dhe duke punuar në zemrat e njerëzve për t’i afruar ata pranë Tij.  

7 këngëtaret femra të muzikës së Krishterë

  Muzika e krishterë bashkëkohore ka ecur shumë. Në fillim ishin djemtë ata që filluan të krijonin muzikë ndërsa femrat ishin më të pakta.  Në ditët e sotme numri i tyre është rritur shumë sa që femrat  po udhëheqin muzikën dhe po përjetojnë vitet më të mira të tyre në industri.        

Thyerja e gishtit të madh të dorës

  Mendon se nuk je i dobishëm apo në gjendje t’i shërbesh Perëndisë? Nëse është kështu, atëherë gabohesh. Gjërat që bën mund të duket të vogla, por të tregosh dashurinë e Perëndisë duke i ndihmuar të tjerët është një mënyrë e rëndësishme për t’i shërbyer Atij. A mund të kositësh barin në oborr, të mbledhësh gjethet, të pastrosh dëborën ose të kryesh porosi për një person? A mund të kalosh pak kohë me një fëmijë që ka nevojë për një mik? A mund të bësh një kartolinë për të inkurajuar një të afërm, një mik ose një fqinj? Mendo për diçka që mund të bësh dhe më pas ta praktikosh sot. Ti je i rëndësishëm në familjen e Perëndisë.    
 Page 5 of 7  « First  ... « 3  4  5  6  7 »