Lajmi Fundit
prev next

Plak dhe i nderuar

  Po ti i nderon prindërit e tu? Kjo përfshin bindjen ndaj tyre dhe të folurit mirë për ta; përfshin ndihmën që i japim kur ata kanë nevojë. A tregon respekt për gjyshërit? Po për të gjithë të moshuarit? Ndiq udhëzimet e Perëndisë në lidhje me këtë. Mëso të tregosh respekt dhe dashuri ndërsa je i ri. Trajtoji të moshuarit ashtu si ti do të doje të të trajtonin kur të plakesh vetë.    

Bindje pa hezitim

Abrahami nuk hezitoi që t’i bindej Zotit. Ai  mblodhi gjithçka kishte dhe u drejtua drejt tokës së Kanaanit. Ai nuk bëri asnjë pyetje. Zoti foli dhe Abrahami u bind. A kemi ne vullnetin për të bërë të njëjtën gjë dhe të bëjmë hapat duke u bindur dhe pa pasur aspak hezitim?

Carrie Underwood: Besimi në Jezusin më ndihmon të përballem me urryesit

Që nga debutimi i saj në muzikën kauntri pasi fitoi American Idol në vitin 2005, artistja nga Oklahoma është kritikuar pasi i jep më tepër zë nga duhet besimit të saj të krishterë. Pavarësisht persekutimit që ajo përball si një nga artistet më të famshme të krishtera të kohëve të sotme. Këngëtarja 33 vjeçare gjithmonë i trajton ‘urryesit’ e saj me hir të admirueshëm.

7 këngëtarë të krishterë në American Idol

 American Idol është një talent show i të kënduarit live, një emision televiziv amerikan krijuar nga Simon Fuller.  American Idol  filloi transmetimin në Fox në qershor 2002, dhe sezoni i fundit përfundoi më 7 prill 2016. American Idol filloi si formati binjak i serialit britanik Pop Idol, dhe u bë një nga shfaqjet më të suksesshme në historinë e televizioneve Amerikane. Shumë artistë të muzikës së krishterë bashkëkohore kanë qenë pjesë e këtij spektakli tepër të njohur.  Mandisa, Colton Dixon, Danny Gokey, Lauren Daigle dhe shumë të tjerë.          

Një zemër e re

  Po ti e ke Jezusin në zemrën tënde? Në Bibël, shpesh fjala “zemër” i referohet qenies të brendshme, atij që jeton edhe pasi trupi vdes. Bëhet fjalë për shpirtin, pjesën ku ndodhen mendimet dhe ndjenjat e tua, dhe ai ka nevojë të shpëtohet nga mëkati. A i ke kërkuar Jezusit të t’i lajë ato mëkate dhe të kontrollojë jetën tënde? Nëse jo, bëje sot këtë.    

Ecje në natyrë

walking-nature-150629Përveç faktit që ecja nëpër male e pyje pastron mendjen tonë, trupin dhe shpirtin, shkencëtarët kanë zbuluar një fakt tjetër që tregon se ecja ndryshon shumë edhe trurin tonë, e ky ndryshim është për mirë, sigurisht.

Jeto duke u kujdesur!

Kujdestaria me kohë të plotë mund të jetë diçka që kërkon shumë prej teje. Mos u habit kur ndjenja negative dalin në sipërfaqe. Këto ndjenja janë një rezultat i natyrshëm i lodhjes emocionale dhe fizike. Shumë kujdestarë ndjehen sikur nuk ka shpëtim prej burgut të tyre të përgjegjësive të pandërprera. E megjithatë, ky është shpesh mjedisi të cilin Perëndia përdor për t’i kthyer zemrat tona drejt Tij...

Një krahasim më i mirë

  Me kë i krahason sjelljet e tua? A e krahason veten me fëmijët e tjerë, duke menduar: “Unë nuk jam aq i keq sa ata.”? Mos harro, çdo mëkat e trishton Perëndinë... madje edhe ato gjëra që njerëzit mendojnë se janë mëkate të vogla. Perëndia nuk thotë: “Ji i mirë si miqtë ose fqinjët e tu.”. Ai thotë të jesh si Jezusi në gjithçka që bën. Për këtë ti ke nevojë që vazhdimisht t’i dorëzohesh Perëndisë dhe të besosh se Ai do të të bëjë ashtu siç duhet të jesh.  

Dashuri apo tolerancë

  A njeh fëmijë që besojnë diçka që është ndryshe nga ajo që thotë Bibla? A iu ke treguar ndonjëherë se çfarë besojnë ata? Shumë njerëz tregohen të sinqertë për besimet e tyre. Ata mund të jenë njerëz të sjellshëm dhe të dashur. Në fakt, shumë besime pretendojnë se të jesh njeri i mirë dhe të bësh vepra të mira mjafton. Por Perëndia nuk e toleron besimin e krijuar nga vetë njeriu; as ti nuk duhet ta bësh. Tregoju atyre që besojnë gjëra të gabuar, që nuk je dakord me ta dhe me dashuri folu për Perëndinë dhe dashurinë e Tij të madhe që ka për ta.  

Misioni i fshehtë

        Me kë i krahason sjelljet e tua? A e krahason veten me fëmijët e tjerë, duke menduar: “Unë nuk jam aq i keq sa ata.”? Mos harro, çdo mëkat e trishton Perëndinë... madje edhe ato gjëra që njerëzit mendojnë se janë mëkate të vogla. Perëndia nuk thotë: “Ji i mirë si miqtë ose fqinjët e tu.”. Ai thotë të jesh si Jezusi në gjithçka që bën. Për këtë ti ke nevojë që vazhdimisht t’i dorëzohesh Perëndisë dhe të besosh se Ai do të të bëjë ashtu siç duhet të jesh.  
 Page 3 of 7 « 1  2  3  4  5 » ...  Last »