Lajmi Fundit
prev next

Afishja paralajmëruese

  Po ti a je i sigurt që do të shkosh në parajsë kur të vdesësh? Ti mund të jesh i vogël, por vdekja mund t’iu afrohet njerëzve në çdo kohë. Ku do të jesh pas kësaj? Bibla thotë se je mëkatar dhe që mund të shkosh në parajsë vetëm duke besuar tek Jezusi. Kërkoji Atij të bëhet Zoti dhe Shpëtimtari yt. Falënderoje Zotin që të tregon se si mund ta dish me siguri që do ta takosh Atë në parajsë.  

Të qëndrosh besnik

Lajmi i mirë është se nuk është asnjëherë vonë  që të nisësh të ndjekësh vizionin e Zotit.  Ne jemi gjithmonë në momentin e duhur në jetët tona për të vendosur që të nderojmë Zotin dhe të gjejmë kënaqësi në Të...

Më fort se fjalët

Cila është ajo gjë që të pëlqen me të vërtetë shumë? Mos është një kafshë, një sport i caktuar apo një hobi? Mbase miqtë e tu e dinë se çfarë të pëlqen sepse ti e kalon një pjesë të kohës duke lexuar për të, duke parë ose duke luajtur një lojë të caktuar, ose duke folur për atë që të intereson. E dinë këta njerëz që ti gjithashtu je i krishterë, duke e treguar këtë me sjelljen, me atë që lexon dhe me mënyrën se si e kalon kohën? Një thënie e vjetër thotë: “Veprat flasin më fortë se fjalët.”. Është e vërtetë! Bëj diçka sot për të treguar besimin tënd tek Perëndia.      

5 mënyra për të menaxhuar stresin dhe për të rritur paqen brenda teje

A je vazhdimisht i ngarkuar?  I mbilodhur?  I  stresuar?   A janë këto fjalët që e përshkruajnë  mënyrën sesi ndiheni për jetën?  Nëse është kështu,  duhet të dini se nuk jeni vetëm.  Dhe me ndihmën e Zotit mund të ndryshosh perspektivën dhe ta kalosh situatën tënde.  Nuk ka rëndësi se çfarë po ndodh me ty, ti mund të kesh një jetë në Krishtin të mbushur me paqe dhe gëzim...

Benefitet shëndetësore të vajit të kokosit.

Është konsideruar si një farmaci e vogël në shtëpi.  Vaji i kokosit ka shumë benefite shëndetësore, si për shembull kujdesi ndaj lëkurës, kujdesi ndaj flokëve,  përmirësimi i tretjes dhe rrit imunitetin përkundër  infeksioneve dhe sëmundjeve.  Ky vaj nuk përdoret vetëm  në vendet tropikale, ku plantacionet me vaj kokosi janë të bollshme , por ai përdoret gjerësisht në të gjithë botën...

Bëj kujdes!

  A tregohesh i kujdesshëm që të qëndrosh larg mëkatit? Bibla thotë që një njeri i matur (i urtë ose i zgjuar) e shikon rrezikun dhe e shmang atë, por një i marrë vazhdon në të dhe vuan pasojat. Cili prej tyre je ti? Bëhu i matur. Shmangi vendet ku tundohesh për të bërë gabime, dhe kalo kohë me njerëzit që e nderojnë Perëndinë dhe parimet e Tij. Kurdoherë që tundohesh, ndalo dhe mendo për atë që Perëndia dëshiron që të bësh.  

Si babai

  Po ti kë imiton? Ndonjë prind? Ndonjë mësues? Ndonjë sportist të famshëm? Apo je duke mësuar si të imitosh Jezusin? Fëmijët dhe të rriturit gjithashtu, shpesh imitojnë njerëz të ndryshëm. Kjo nuk është diçka e gabuar nëse këta njerëz po e nderojnë Perëndinë. Por mos e kufizo veten duke i imituar ata. Sigurohu që Jezusi të jetë shembulli kryesor që ti ndjek. Për të kuptuar se si do të sillej Ai dhe se çfarë do të thoshte, studio Fjalën e Perëndisë. Më pas, përpiqu të mendosh se çfarë do të bënte Jezusi nëse do të ishte në vendin tënd, në çfarëdolloj situate. Imitoje Atë.    

Gjërat e vogla

A jeni ankuar ndonjëherë për ndonjë punë “të thjeshtë”?  Ndoshta jeni ndjerë se ishte një punë e pavlerë dhe poshtë aftësive tuaja. Ose ndoshta keni pritur për një punë me më shumë përgjegjësi dhe autoritet.  Por Bibla na tregon për rëndësinë e të qenit besnikë në gjërat e vogla...

Ka shpërblim?

  A të duket sikur të tjerët përfitojnë duke bërë atë që është e gabuar? A njeh fëmijë të cilët nuk ndëshkohen që kopjojnë, që vjedhin ose që gënjejnë? Në të vërtetë, ata nuk do të mbesin pa marrë atë që meritojnë. Duket sikur shpëtojnë për një kohë të shkurtër, por Perëndia e di se çfarë po ndodh, dhe Ai thotë të besojmë në Të. Vazhdo të bësh atë që mendon se është e drejtë. Ai do të të shpërblejë për atë gjë.    

Ti i pari

  A je i gatshëm të ndryshosh për të mos qenë më i pari? A je i gatshëm që ndonjëherë t’i lejosh të tjerët të marrin gjërat më të mëdha dhe më të mira? Në vargun e ditës së sotme, Perëndia na paralajmëron për “lartësimin” e vetes, duke menduar se jemi më të mirët dhe duke e vendosur veten të parët. Ai thotë se për të qenë i pari, duhet të jesh një shërbëtor. Ndaj, vendose Perëndinë të parin mbi gjithçka, dhe më pas, frazën “Ti i pari, jo unë!” bëje moton tënde.    
 Page 2 of 7 « 1  2  3  4  5 » ...  Last »