Lajmi Fundit
prev next

Si të veprosh kur fëmija yt është në ankth

Të gjithë ne kemi momente  ku na kap ankthi, disa prej nesh i kanë edhe më të shpeshta këto momente.  Por a mund të ndodhë kjo edhe tek fëmijët tanë? Ankthi është një pjesë normale  kur rritesh, por nëse është në një gjendje intensive dhe të vazhdueshme patjetër që është e....

10 mënyra se si të largohemi nga stresi i punës

A mos po e kalon të gjithë jetën tënde në punë? Nëse punon 6 ditë të javës me nga 12 orë në ditë,  je duke jetuar vetëm punën.  Pushimi, mirëqenia, kënaqësia dhe reduktimi i stresit  janë  pjesë thelbësore e rutinës së produktivitetit.Le të shohim disa mënyra sesi të largojmë stresin që vjen nga puna...

Shiko nga lart

  A ishte dita e sotme një ditë e zakonshme dhe normale për ty? Një ditë pa probleme të mëdha dhe pa ndonjë ndodhi të pazakontë? U kujtove që ende ke nevojë për Perëndinë? U lute dhe meditove mbi mënyrën se si Perëndia dëshiron që ta jetosh jetën tënde çdo ditë, apo i more për të mirëqena gjërat e zakonshme? Ji mirënjohës për to dhe mos harro t’i kërkosh Perëndisë të të drejtojë në jetën tënde të përditshme, si në ditët e zakonshme edhe në ato të vështira.      

Koha e duhur është gjithçka

Një nga teknikat e Satanit për të na tunduar ne, është aftësia që ai ka për të pritur momentin perfekt. Tek Luka 4:13, Satani nuk u dorëzua vetëm sepse Jezusi ishte fitimtar që më parë dhe ai nuk do të na lerë rehat as neve edhe pse ne e kemi fitoren...

Premtimi është premtim

  Në vargun tonë kyç, fjala “zotim” do të thotë “premtim”.  Vargu thotë se është më mirë të mos thuash se do ta bësh diçka sesa të thuash se do ta bësh dhe të mos e mbash fjalën. A tregon kujdes që të bësh vetëm ato premtime që je në gjendje t’i mbash? Gjithnjë sigurohu që mund ta bësh atë që thua se do të bësh. Kjo është një nga mënyrat e thjeshta me anë të së cilës mund ta nderosh Perëndinë.      

Ti i pari

  A je i gatshëm të ndryshosh për të mos qenë më i pari? A je i gatshëm që ndonjëherë t’i lejosh të tjerët të marrin gjërat më të mëdha dhe më të mira? Në vargun e ditës së sotme, Perëndia na paralajmëron për “lartësimin” e vetes, duke menduar se jemi më të mirët dhe duke e vendosur veten të parët. Ai thotë se për të qenë i pari, duhet të jesh një shërbëtor. Ndaj, vendose Perëndinë të parin mbi gjithçka, dhe më pas, frazën “Ti i pari, jo unë!” bëje moton tënde.      

Besnikëria

George MacDonald ka thënë dikur , " Të të besojnë është një kompliment më i madh se të të duan” . Ndalo  një moment për t’u menduar mbi këtë  pohim.Ti mund ta duash një njeri, por a i beson këtij njeriu me jetën tënde, me gjithë zemër dhe me gjithçka që ke të përfshirë në jetën tënde?

Përkujdesja sistematike është e nevojshme

  Po ti e lexon çdo ditë Biblën tënde? E harron ndonjëherë, apo e lë pas dore edhe kur kujtohesh për të? Kur kjo ndodh, përpiqesh të lexosh shpejt për të mos mbetur pas apo lexon shumë brenda një kohe të shkurtër? Kjo nuk është shumë e dobishme. Bibla të jep ushqim frymëror. Nëse dëshiron të rritesh në jetën tënde të krishterë, përgatit një program për ta lexuar Biblën rregullisht. Lexoje, mendo për atë që thuhet në të, dhe ndiqi mësimet e saj.      

A është i gabuar seksi përpara martesës?

Dashuria e vërtetë pret. Kjo është një frazë që të gjithë e kanë dëgjuar, madje dikush mund të ketë shkruar edhe në një letër premtimin se do të presë deri në martesë për të pasur marrëdhënie seksuale. E thënë kështu duket e thjeshtë. Por në kulturën që po jetojmë sot nuk është gjithmonë kaq e lehtë sa duket. Le të shohim se çfarë na tregon Bibla në lidhje me seksin dhe me martesën...
 Page 1 of 7  1  2  3  4  5 » ...  Last » 
X