Lajmi Fundit
prev next

Fjalëkalimi

    Në vargun kyç të ditës së sotme dhe në vargun në fillim të historisë, Perëndia thotë se ti mund të shpëtohesh dhe të hysh në parajsë nëpërmjet Jezusit. Ai është fjalëkalimi për t’u futur në parajsë. E di me siguri që je bërë fëmijë i Perëndisë dhe që do të lejohesh që të futesh në parajsë? Sigurohu sot!    

Ndiheni të lodhur?

bed_2680062bTre janë faktorët që ndikojnë në cilësinë e gjumit. Natyrisht, të gjithë e dinë se 8 orë gjumë rekomandohen për t’i bërë të plota çdo natë, por po ashtu të gjithë e dinë që për të pasur një gjumë të qetë duhet të bësh jetë të shëndetshme.

Këpucët e shëmtuara ngjyrë kafe

  Apo bëhesh si ata kur qeshin me diçka që një shok ka veshur dhe me mënyrën se si duket, ecën ose flet? Kur tundohesh për të bërë këtë gjë, mendo për dashurinë e madhe që Perëndia ka për ty. Si gjithë të tjerët, ti je mëkatar, por pavarësisht mënyrës se si dukesh për Perëndinë e shenjtë, Ai të do aq shumë sa dha Birin e tij, Jezusin, që të paguante për çdo të keqe që ti bën. Tregoje dashurinë e Tij ndaj të tjerëve duke u sjellë mirë, veçanërisht ndaj atyre që shpesh shihen si të pavlerë.          

Për peshkim (Vazhdon)

  Per PeshkimKontrollo karremin... a po tregohesh një shok i sinqertë? A kaloni kohë të bukur së bashku? A lutesh për shokun tënd? Kur të jetë koha e duhur, ndaj një histori nga Bibla ose një kopje të librit “Çelësa për fëmijë”, ose tregoji shokut lutjen e shpëtimit në fund të këtij libri. Mund të marrë shumë shumë kohë para se dikush të dëshirojë të mësojë më shumë për Perëndinë, por ia vlen të presësh për shpëtimin i një shoku! Ki durim dhe mos u dorëzo.            

Për peshkim

Po ti shkon për peshkim? Duhet ta bësh nëse je ndjekës i Jezusit. Të jesh peshkatar njerëzish nuk kërkon të mbash krimba që vërtiten apo peshq të rrëshqitshëm. Mund të kërkojë një buzëqeshje miqësore, pak nga koha jote dhe mbase një ftesë në ndonjë aktivitet. Kërkon lutje, njohuri nga Fjala e Perëndisë dhe ndarjen e saj. Dhe të jep më shumë kënaqësi se peshkimi i zakonshëm. Bëhu peshkatar njerëzish, peshkatar i djemve dhe vajzave të tjera. Ndaje me ta planin e Perëndisë për shpëtim.        

Komercializimi i festës së Pashkës

Përveç rëndësisë së saj të pamohueshme, Pashka është bërë edhe një festë popullore sekulare. Kjo falë simboleve kaq shumë të përhapura sot,  si Lepuri i Pashkës, apo  vezëve të dekoruara e plot ngjyra dhe patjetër edhe çokollatave. E dhëna e parë historike që regjistrohet për Pashkën, daton në shekullin e dytë.  Por nga vjen ky simbol kaq i përhapur siç është Lepuri i Pashkës?

Ndëshkimi për mirë

Ankohesh kur të disiplinojnë? Perëndia thotë se nuk duhet ta përçojmë disiplinën ose të shkurajohemi prej saj. Perëndia e lejon disiplinën prej dashurisë që ka për ne dhe ndonjëherë, për shkak të vendimeve të gabuara lejon edhe ndëshkimin. Megjithëse ndëshkimi është i pakëndshëm, ji mirënjohës që Perëndia të do aq shumë sa kërkon më të mirën për ty. Ji mirënjohës që prindërit e tu dhe të tjerët bëjnë të njëjtën gjë gjithashtu.        

Himnet e Pashkës ndër vite

Pashka është një festë e rëndësishme për këdo në kishë. Sigurisht nuk mungon as muzika për të shoqëruar këto ngjarje të rëndësishme që kanë ndryshuar historinë e njerëzimit. Ju njohim me disa himne tradicionale të Pashkës dhe historitë e tyre.    

Njerëz të uritur

Çfarë ambiciesh ke për të ardhmen? Kërkoji Perëndisë të të tregojë vullnetin e Tij. Nëse Ai dëshiron që të bëhesh futbollist, atëherë bëhu një futbollist i mirë, duke dëshmuar për Krishtin dhe jo duke dëshiruar famë dhe para. Nëse Perëndia të thërret për t’u bërë misionar, atëherë bëhu një misionar sa më i zoti. Kërkoji Perëndisë të të ndihmojë që të vendosësh qëllime në çfarëdo që do të bësh në të ardhmen dhe tani gjithashtu!      

7 këngët që festojnë fuqinë e ringjalljes së Krishtit

Të gjithë ne kemi dëgjuar këngë të ndryshme për Pashkën dhe shumë prej tyre ua njohim tekstin përmendësh. Në këtë artikull do t’ju njohim me shtatë këngë bashkëkohore të realizuara vitet e fundit që festojnë fuqinë e ringjalljes së Krishtit.  Bukuria e tyre qëndron në mesazhin e vërtetë që përcjellin.        
 Page 1 of 5  1  2  3  4  5 »
X