Ndoshta për ne shqiptarët duket pak habi, por ja që në vende të tjera, njerëzit shpenzojnë shumë para duke punësuar ekspertë që t’i ndihmojnë të arrijnë qëllimet e tyre në jetë, e të gjejnë lumturinë. Shumë organizata përdorin këta specialistë që të mbajnë të punësuarit të frymëzuar për punë. Gjithkush mund të punësojnë një trajner jete që t’i ndihmojë të arrijnë qëllimet personale madje dhe profesionale. Trajneri i jetës është një ndihmues, që prezanton një plan që t’u ndihmojë të arrini qëllimet dhe të gjeni zgjidhjet.

Por trajnerët kushtojnë. Sipas lifecoach.com, shumica e trajnerëve të jetës kërkon rreth 200 deri 1000 $ në muaj për një telefonatë 60 minuta. Është e vërtetë që ne duhet që të investojmë te vetja jonë, por në vend që të punësojnë një trajner duhet të prekim atë që Zoti ka për ne. Kjo është energjia për të cilën kemi nevojë që të arrijmë qëllimet dhe potencialin tonë të plotë. Kërkoji Perëndisë të jetë trajneri i jetës tënde, kjo është falas dhe jetë ndryshuese.

Ai pret për një takim

Që të punësosh një trajner për jetën, të duhet të lësh një takim. Po ashtu edhe për të biseduar me Perëndinë duhet ta takosh Atë. Nëse nuk lidhemi me Perëndinë dhe nuk zbulojmë që gjithmonë ka qenë duke na drejtuar, rruga ka për të qenë e lodhshme. Ne duam shumë që të flasim me Perëndinë, por mendojmë se ai është shumë i zënë për të na ndihmuar. Në fakt nuk është. Zoti është eksperti dhe e di se si t’ia dalësh mbanë dhe të përmbushësh misionin që Ai ka për jetën tënde. Mendoje Zotin si një bashkudhëtar, një baba që të udhëzon dhe të këshillon. Kush mund të të ndihmonte dhe këshillonte më mirë?

Ai dëshiron që të jesh i sinqertë

Hebrenjtë 4:15, na tregon se Zoti e kupton nevojën tonë të madhe për hyjnoren. Vargu thotë: “Sepse ne nuk kemi kryeprift që nuk mund t`i vijë keq për dobësitë tona, po një që u tundua në të gjitha ashtu si ne, por pa mëkatuar.” Jezusi e di  se ne të gjithë kemi një qëllim në jetë,  dhe se do të dështojmë me orvatjet tona. Kështu që ndaj me të planet dhe zemrën tënde, në mënyrë që Ai të të drejtojë. Ji i sinqertë për sa i përket zhgënjimeve dhe vizionit tënd për të ardhmen. Nuk ka problem, ai përballon çdo gjë.

 Ai dëshiron që ti drejtohesh atij

Duhet të jesh i hapur ndaj ndreqjes dhe të ndryshosh drejtimin nëse është e nevojshme. Mund të lutesh duke falënderuar Perëndinë, që je  një nga veprat e tij e mrekullueshme. Kërkoji të të fal nëse ke zgjedhur të veprosh jashtë Fjalës së Tij, dhe kërkoji të të kthejë në atë rrugë që do t’i japë lavdi Atij dhe Mbretërisë së tij. Qëllimi i punës së Zotit në jetën tënde është të të ndihmojë të ndërtosh muskujt të fortë shpirtëror, dhe i vetëm nuk mund ta bësh këtë. Nëse dëshiron të kthehesh në varkën e Perëndisë, drejtoju atij. Besoji me gjithë zemrën tënde dhe jeto në plotësinë e jetës që Ai jep.

Ai do t’u ndihmojë

Jeta nuk është thjesht një garë, është edhe vrap i shpejtë ndonjëherë. Muskujt tuaj shpirtëror mund të ndihen të sfilitur, pasioni mund të jetë larguar dhe shpërqendrimi të ketë zënë vend në mendjen tuaj. E ti mendon se nuk mund të bësh as një hap më shumë. Pali tha se të gjithë jemi në një garë. Mund të jetë një garë shpirtërore, personale ose profesionale, ku situatat e pafavorshme po na mundin. Por Pali ju shkruan kështu korintasve, “A nuk e dini se ata që vrapojnë në pistë, vërtetë vrapojnë të gjithë, por vetëm një e fiton çmimin? Vraponi në mënyrë që ta merrni.” Kur Zoti të udhëheq që jashtë pistës ji i sigurt, ai i di ku janë pengesat dhe grackat në jetën tonë. E ai do t’ju tregojë si t’i kapërceni nëpërmjet Biblës dhe marrëdhënies që keni me të.

Ai ofron këshilla

Nuk mund të trajnohesh nëse nuk dëgjon asnjë këshillë. Çelësi i të marrit një trajnim të mirë është të qenit i përgjegjshëm. Shumë prej nesh nuk duan të heqin dorë nga disa gjëra dhe egot tona nuk na lejojnë të dëgjojmë zërin e udhëheqësit që vetë e kërkojmë. Një trajner i fortë do të nxjerrë më të mirën prej teje dhe do të të mprehë. Edhe Zoti kështu bën. Duhet të dish se atletët më të mirë në botë, kanë ndjekur këshillën e trajnerit dhe pse e kishin të vështirë ta kapërdinin. Vullneti i tyre për dëgjuar trajnerin i bëri ata të nxirrnin në pah më të mirën. Procesi i të dëgjuarit është i çmuar. Te Mateu 11:15 shkruhet: ai që ka vesh, le të dëgjojë. Ndoshta Zoti po të nxit të ndryshosh drejtim në karrierën tënde, ose dëshiron t’i mprehësh më shumë aftësitë e tua. Mendo pak për librat që ke llogaritur të lexosh dhe lexoji. Kërko për workshope që të përmirësosh aftësitë e tua dhe lejo Perëndinë që të përdorë këto burime për të përmbushur qëllimet. Gjithë çfarë duhet të bësh, është të dëgjosh.

Ai do të të forcojë

Psalmi 46:1 na kujton, Perëndia është për ne një strehë dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi,. Kur çdo gjë rreth nesh duket se po rrënohet, ne kemi nevojë të shkojmë të mbështetja më themelore. Zoti që ju ka sjellë deri aty ku jeni, nuk do t’u lërë mënjanë, sikur të ishit një klient që s’ka më të paguaj. Gërmo në Fjalën e Perëndisë dhe vendos kështu dhe njëherë themelet.

Ajo që është më madhështorja, është se fuqia e Perëndisë nuk është njerëzore, është hyjnore. Njerëzit kanë për të gabuar dhe do t’u drejtojnë gabim. Por me një drejtues hyjnor do arrish ta shohësh jetën, përmes të tjera lentesh, me perspektivën e syve të Zotit.

Të dish se të duan
E qeshura është ilaçi më i mirë

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X