Nga:

Zhytu thellë

Lexo: Fjalët e Urta 2:1-5

Joni u shtri në krevatin e tij dhe shfletoi një grumbull fotografish. Kur babai hyri në dhomë, ai ngriti kokën dhe i tha: “Babi! Mendoj se një ditë do të bëhem zhytës. Shikoji pak fotografitë që solli xhaxhi Petriti këtë pasdite. Ai i ka bërë ato kur është zhytur thellë në det në Florida.”.

Babai vuri dorën në supin e Jonit dhe i tha: “Sa bimë dhe kafshë të pazakonta! Sa ngjyra të gjalla! Mbase duhet të bëhem edhe unë zhytës. Në fakt, do të ishte fantastike t’i shihje këto gjëra.” Joni qeshi, duke e ditur që babai i tij thjesht po bënte shaka.

Së bashku ata panë më shumë fotografi. Babai i tha: “Perëndia duhet të ketë një imagjinatë madhështore që ka krijuar forma të ndryshme jete.”.

“Xhaxhi Petriti thotë se sa më thellë të zhytesh në oqean, aq më bukur është,” tha Joni kur mori një fotografi tjetër. Ai heshti dhe u kthye nga babai i tij. “Pse mendon se Perëndia i krijoi krijesa të tilla kaq interesante dhe më pas i fshehu thellë në oqean ku shumica e njerëzve nuk i shohin asnjëherë?”.

Babai u mendua për një çast dhe i tha: “Nuk e di, por këto fotografi më kujtojnë se çfarë Perëndie madhështor kemi, dhe gjithashtu më kujton pasuritë që mund të gjejmë në Bibël.”.

“Në Bibël?” përsëriti Joni. “Ç’lidhje kanë këto fotografi me Biblën?”

Babai buzëqeshi: “Epo, mendo xhaxhi Petritin. Ai e ka parë oqeanin shumë herë, e megjithatë ka dashur ta eksploroj edhe më tej, duke u zhytur më thellë për të parë se çfarë mund të zbulojë. Mendon se është shpërblyer për përpjekjet e tij?”.

“Patjetër që po,” tha Joni, ndërsa i shikonte sërish fotografitë.

Babai pohoi me kokë: “Kështu është edhe me Fjalën e Perëndisë. Nëse e eksplorojmë dhe e studiojmë atë, edhe Ai do të na shpërblejë. Dikur unë mendoja se meditimet personale nuk ishin të rëndësishme. Mendoja se tashmë i kisha dëgjuar të gjitha historitë e Biblës dhe parimet e saj në kishë dhe në shkollën e së dielës.”.

Joni i tha: “Mbase kështu ka qenë. Edhe unë i kam dëgjuar.”.

Babai pranoi: “Ne kemi dëgjuar shumë, por Perëndia do t’iu japë më shumë njohuri, kuptueshmëri dhe urtësi atyre që janë të gatshëm të zhyten edhe më thellë në Fjalën e Tij. Më kupton?”. I menduar, Joni tundi kokën.

A e di që Bibla ka shumë gjëra për të të mësuar? Ajo përmban shumë njohuri, dhe ndërkohë që ti e lexon dhe e studion Fjalën e Perëndisë, Ai do të të mësojë gjëra të reja. Ai do të të ndihmojë të kuptosh gjërat që ndodhin në jetë; Ai do të të mësojë më shumë rreth Vetes së Tij dhe do të të tregojë urdhërimet dhe premtimet që ka për ty. Do të ketë gjithmonë diçka për ty që të mësosh dhe që ta vendosësh në zbatim.

Studioje Biblën!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI