Lexo: Efesianëve 5:8-11

Ndërsa djemtë po bëheshin gati për të filluar larjen e makinës, ata vendosën një tabelë në parkingun e madh bosh ngjitur me shtëpinë e Erisit. Lani tha: “Hej, Eris, nëna jote tha që ne duhet të paguajmë për sapunin dhe sfungjerët që përdorim,   kështu që sa të detyrohem?” Erisi tha: “Asgjë. Nënës nuk do t’i mungojë gjë. Le të shkojmë.” Lani hezitoi, por Erisi ishte tashmë duke mbajtur tabelën jashtë. Atë mbrëmje, motra e Lanit pyeti sesi po shkonte puna e tyre: “A fituat pak më shumë se kostoja e pajisjeve të pastrimit?” Lani murmuriti ndërsa po fash

onte një të prerë në dorën e tij: “Po . . . Jo . . . Epo ne nuk kishim asnjë shpenzim. Erisi mori gjëra nga shtëpia e tij. Ai tha ne nuk kemi pse të paguajmë, por . . . unë nuk e di.” Babai që kishte dëgjuar bisedën pyeti:

“Ti nuk e di?” Lani u përgjigj: “Unë . . unë supozoj që e di. Unë i kujtova Erisit, se nëna i tha se mund të përdornim gjërat e saj dhe ta paguanim për çfarë do lloj gjëje që të kishim nevojë. Por ai i mori gjërat. Kështu çfarë mund të bëj unë? Të shkoj dhe t’i blej pajisjet vetë?” Babai tha: “Kjo do të ishte një ide e mirë, por ty mund të duhet të bësh më shumë—si për shembull të heqësh dorë nga larja e makinave.” Lani protestoi: “Por, Babi! Pse?” Babai tha: “Erisi është një djalë i mirë, por nëse ju të dy nuk bini dakord për të bërë një punë të ndershme, ndoshta duhet të mos punoni së bashku.” Zana vuri re: “Projekti juaj do të ishte më i lehtë nëse Erisi do të ishte i krishterë.” Babai shtoi: “Epo, të krishterët  jo gjithmonë ndjekin udhëzimet që jep Perëndia, kështu që ne nuk mund të hamendësojmë se Erisi nuk është i krishterë. Por. . .”  Babai  preku dorën e Lanit: “Të blesh pajisjet vetë mund të jetë vetëm  një zgjidhje fashe.” Lani pa te dora e tij. “Çfarë do të thuash?”– pyeti ai.  Babai u përgjigj: “Fasha mbulon atë prerje dhe ndihmon për pak kohë, por nuk e heq prerjen apo të pengon ty që të pritesh përsëri, Dhe të blesh pajisje vetë mund të ndihmoj për pak kohë, por meqë Erisi duket që ka standarde të ndryshme nga të tuat, veprime të padrejta mund të ndodhin përsëri.” Lani ra dakord: “Unë supozoj kështu. Nesër unë do t’i them Erisit që ne duhet ta paguajmë nënën e tij. Do t’ia bëj të ditur se nuk mund të punoj me atë nëse nuk e bëjmë këtë.”

A kanë miqtë e tu të njëjta standarde në jetë ashtu si ti? Ndoshta ti  ke miq që nuk janë të krishterë. Jezusi ishte miku i jo besimtarëve, gjithashtu, por Ai asnjëherë nuk ndoqi veprimet e tyre të gabuara. Ai veproi gjithmonë në mënyrën e Perëndisë. Sigurohu që edhe ti veprosh ashtu. Është mirë të jesh shokë me fëmijë që se njohin Jezusin, por shokët e tu të ngushtë duhet t’i kuptojnë besimet e tua dhe të inkurajojnë të jetosh sipas standardeve të Perëndisë.

                                             Jeto sipas standardeve të Perëndisë!

Lutje falenderimi
Në shtëpi për darkë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>