Lexo:Mateun 7:20-23

Afërdita thirri ndërsa përplasi derën pas saj: “Liljana është kaq e keqe, kohët e fundit! Ajo ka qenë  kaq e pasjellshme me mua gjatë gjithë javës!”  Një lot rrëshqiti në faqen e saj, ndërsa ajo ul në karrige. Nëna e saj e kuptoi sesi ndihej dhe i tha: “Kjo është një gjë shumë e keqe, por përpiqu që të kujtosh se Perëndia do që të jemi të duruar me njëri-tjetrin. Afërdita ka qenë një shoqe e mirë për një kohë të gjatë.” Liljana tha: “E di, por më ka ardhur në majë të hundës me ngacmimet e saj, në qoftë se ajo vazhdon njësoj, unë do të . . .”

Zhurma e çjerrë e gomave të një makine dhe e qara e zhurmshme e një qeni bëri që Afërdita dhe nëna e saj, të vraponin menjëherë te dritarja. Afërdita thirri: “Ai është Bobo! Dikush ka lënë portën hapur dhe ai ka dalë në rrugë!” Ato vrapuan jashtë, atje ku makina kishte frenuar. Një burrë i ri qëndronte pranë kones.  Ai i tha atyre: “Më vjen shumë keq. Qeni vrapoi drejt meje. Unë e shmanga aq sa munda, por nuk munda ta shpëtoj.”

Nëna u përkul pranë kones që po qante. Ndërsa ajo po e prekte, Bobo-ja për pak sa nuk i kafshoi dorën. Ajo tha butësisht: “është çdo gjë në rregull Bobo. Ajo provoi edhe njëherë ta prekë atë,  dhe përsëri Bobo-ja u hakërrye. Pasi u përpoq disa herë, nëna e Afërditës,  mundi  ta ngrinte qenin e vogël prej aty  dhe e çuan te veterineri. Ato mbërritën në shtëpi bashkë me qenin, që qëndronte thuajse i ngurtë dhe ishte ende i shqetësuar.   Ndërkohë babai kishte ardhur në shtëpi. “Unë jam kaq e kënaqur që Bobo është mire, por ai është akoma i egërsuar.”  – i tha ajo babait të saj, ndërkohë që po i shpjegonte se ç’kishte ndodhur. Babai i tha asaj: “Kjo  ndodh, sepse  ai është akoma i lënduar.  Bobo-ja,  ka nevojë për shumë  dashuri dhe për shumë përkujdesje nga ne në këtë kohë.”  Liljana tundi kokën. Babai vazhdoi: “Meqë ra fjala zemër, dëgjova disa lajme të këqija sot. Ti e di se nëna e Afërditës punon në zyrën tonë; Sot, ajo më tha, se ka dorëzuar kërkesën për divorc. Unë mendova se ti duhet ta dije. Kështu, që mund të lutesh për Afërditën dhe për familjen e saj.  Edhe ajo mund të ketë nevojë për më shumë dashuri dhe përkujdesje gjithashtu.” Liljana mori frymë thellë: “Oh, jo! Unë nuk e dija këtë.” Nëna tha: “Duket se Afërdita është e lënduar, ashtu si Bobo. S’është çudi që ka qenë shumë acaruese me ty kohët e fundit.”  Liljana tundi kokën dhe tha: “Do lutem për të.

 

 

 

Ti ke nevojë për Frymën e Shenjtë të Perëndisë!

Rimbushje me karburant përgjatë udhëtimit
Dy Davidë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>