Imagjino teksa qëndron pranë një dritareje natën, në një prej kateve të larta të një ndërtese.  Qyteti shpërfaq veten e tij e duket se është i përbërë prej qelizash, prej qindra dritave, disa prej të cilave  janë të errëta e disa të tjera të ndriçuara  me dritë e reflekse të ndryshme që prej blusë, jeshiles e deri tek e arta.  Brenda tyre lëvizin njerëz të huaj për ty, njerëz që jetojnë orët e tyre private. Ti mund t’i shohësh teksa lëvizin por nuk mund të bëhesh pjesë e tyre.  Ky është një  fenomen urban, të cilin mund ta gjesh në çdo qytet për çdo natë.

Ti mund të jesh vetëm kudo, por vetmia ka një tjetër shije kur jeton në qytet, ku rrethohesh nga miliona njerëz.  Qytetet mund të jenë gjithashtu vende të vetmuara, dhe për ta mbështetur këtë tezë  do të shohim se vetmia nuk kërkon domosdoshmërisht që të gjendesh fizikisht vetëm, por ajo ndodh sa herë që ka një mungesë komunikimi, lidhjeje, afërsie: sa herë që ka pamundësi për të gjetur mjaftueshëm intimitet, aq sa dëshirohet.

Por ka persona të cilët  kërkojnë dhe e dashurojnë të qëndruarit vetëm. Një shprehje e Henry Rollins ( muzikant amerikan) thotë:

Vetmia i shton bukurinë jetës. Vetmia i shton  përflakjen  perëndimeve dhe e bën më të këndshëm ajrin e natës. 

Një kategori njerëzish, siç janë shkrimtarët, poetë, muzikantët, piktorët, artistët në përgjithësi,  kanë nevojë të izolohen prej marrëdhënieve me të tjerët  në mënyrë që të krijojnë. Vetmia është edhe një zakon që ndihmon kreativitetin. Të shkruarit kërkon vetmi.  Izolimi i një shkrimtari është në të vërtetë  vendi ku ai punon.  Sepse është në këtë vetmi ku ai ndërvepron me karakteret, i dëgjon dhe lidhet fort me historinë që po shkruan.

Pra kur flasim për një izolim të këtij lloji, duhet të kujtojmë që nuk është aspak një aspekt negativ, por madje është thelbësor për të ndihmuar krijimtarinë.  Duke shkruar, mund të përjetosh një botë të tërë që të tjerët nuk e kanë parë e as nuk e njohin.

Është në rregull nëse ka momente kur doni të largoheni nga të gjithë dhe gjithçka për të pasur një ecje vetëm, një kohë reflektimi. Por të qëndruarit vetëm për një kohë të gjatë nuk është aspak e këshillueshme. Ne jemi krijuar për të dashur Perëndinë dhe njëri-tjetrin.  Ndërkohë që vetmia mund të na drejtojë tek  përdorimi i tepërt i teknologjisë, e mund të na shkëpusë krejt prej botës.

Miqësia është njësoj si ushqimi. Na duhet për të mbijetuar. Ç’është më e rëndësishmja duket se kemi një prirje natyrore  e bazike për këtë gjë.  Psikologët kanë gjetur se qeniet njerëzore kanë një nevojë thelbësore për t’u përfshirë në një grup dhe për të pasur marrëdhënie të afërta. Ne funksionojmë më mirë kur nevojat tona sociale përmbushen.  Është më e thjeshtë për të qenë të motivuar e për të kaluar sfidat e jetës.

 

 

Mënyra për të qëndruar i motivuar kur gjërat nuk shkojnë sipas planit që keni
3 mënyra për të eliminuar stresin e për t’u ndjerë më mirë.

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>