Duke qenë prind ju mund të bëni diferencën në vetëvlerësimin  e fëmijës suaj, gjë që është thelbësore  për rritjen e tyre.  Prindërit më shumë se çdokush tjetër janë përgjegjës për vetëvlerësimin e fëmijëve të tyre.   Ata nuk mund të kontrollojnë të gjitha aspektet e jetës së fëmijës, por kanë mjetet e duhura që të ndërtojnë bazat për shëndetin psikologjik. Vetëvlerësimi është aftësia për t’u ndjerë mirë për arritjet e tua. Do të thotë që të kesh një ndjesi krenarie tek ajo çfarë  beson.  Prindërit shpesh bëjnë gabim e mendojnë se i gjithë vetëvlerësimi do të burojë prej sukseseve që kanë të bëjnë me sportet, arritje akademike dhe me ndërveprimin social.

Nëse fëmijët lidhen shumë me këto gjëra të jashtme,  ata do të rriten duke u varur nga këto aktivitete për t’u ndjerë të lumtur. Por në momentin që ata nuk arrijnë sukses në sporte, apo në shkollë, vetëbesimi i tyre bie. Në mënyrë që fëmijët tuaj të  rimëkëmben shpejt,  të jenë të lumtur e të kenë sukses në jetë, ju prindër duhet të ndërhyni. Çfarë duhet të bëni është që të jeni aty për ta, duke u fokusuar në pikat e tyre të forta dhe kjo do t’i bëjë ata që të lulëzojnë. Varet nga ju nëse doni që të jeni drita e jetëve të tyre, pavarësisht nëse ata kalojnë në fitore apo humbje.   Cilat janë 4 mënyra për të ndihmuar që të realizoni më mirë rolin e prindit në këtë aspekt?

Tregoju si të jenë këmbëngulës

Në mënyrë që prindi dhe fëmija të ndihen të suksesshëm, shpesh kanë nevojë që të fitojnë nëpër ndeshjet sportive, apo të jenë më të shkëlqyerit në klasë. Fëmijët kanë aktivitete pas shkollës, që do të dërrmonin fizikisht edhe një të rritur.  Kur fëmijët tuaj humbin një lojë, apo marrin një notë që nuk është maksimalja, ata nuk lavdërohen për punën e tyre të vështirë. Kjo shkatërron vetëvlerësimin e tyre.  Gjatë periudhave kur përjetohen humbje, prindi duhet ta sigurojë fëmijën se ai akoma ka shumë vlerë. Duke u fokusuar tek fuqitë e tij, një fëmijë do të ketë me shumë besim në aftësinë e tij për të mos hequr dorë edhe kur kohët janë jo të favorshme.

Ndihmoji  që të zgjidhin probleme

T’u mësosh fëmijëve se si të zgjidhin problemet, do t’u ndërtojë atyre vetëvlerësimin.  Nëse ata  janë duke kaluar probleme në shkollë me një fëmijë tjetër, apo janë në telashe me një mësues, ndihmoji ata duke u ofruar një strategji. Ata mund të ndihen të humbur, por ju mund të sugjeroni diçka.  Për shembull, mund të sugjeroni se jeni miku apo mësuesja dhe të ndërtoni një skenar imagjinar sesi mund të shkojë situata.

Bëj që  të ndihen të përfshirë

A ju mbahet mend se ndonjëherë ju pëlqente që të ndihmonit prindërit  tuaj, për të rregulluar shtëpinë, apo  për të shkuar në pazar ?  Është gjë shumë e mirë kur fëmijët duan të ndihmojnë. Kjo u lejon atyre që të mendojnë për të tjerët në fillim. Gjithashtu u jep atyre një mundësi që të shërbejnë të tjerëve me përulësi.  Puna vullnetare e ajo për bamirësi, i ndihmon fëmijët që të ndihen se ata janë të nevojshëm për të tjerët.  T’i lejosh ata të të ndihmojnë është një mënyrë shumë e mirë për të rritur vetëbesimin e tyre. E gjithashtu është një mënyrë e mirë që atyre t’u tregohet se njerëzit mund të jenë të këndshëm dhe të mbështesin të tjerët.

Ndihmoji që të ndërtojnë besimin

Mund t’i ndihmoni duke u mësuar vetë disiplinën. Teksa rriten ata do të duan më shumë pavarësi dhe do të kenë mundësinë që të tregojnë se sa gjëra mund të bëjnë kur prindi nuk është aty. Kjo është shumë natyrale dhe madje thelbësore  për rritjen e tyre. Ju mund t’i thoni atyre se cilat janë pritshmëritë dhe rregullat që ju doni që ata të përmbushin nëse duan që të ngasin biçikletën në lagje kur ju nuk jeni  aty.  Nëse ata përmbushin këto kërkesa, atëherë mund të bëjnë sërish xhiro edhe pak më të gjata. Vetë disiplina i ndihmon të krijojnë vetëbesimin.

Revolucioni i Çajit
Një mik bie në depresion

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>