Brother

“Brother let me be your shelter
I’ll never leave you all alone
I can be the one you call

NEEDTOBREATHE është një grup amerikan nga  Karolina e Jugut. Grupi është tepër i njohur për sa i përket  muzikës se krishtere bashkëkohore dhe fitues i disa çmimeve tepër të rëndësishme. Ata kanë realizuar koncerte dhe turne të shumtë, ajo që ka lënë gjurmë në përvojën e tyre si artistë ka qenë skena që kanë ndarë me yllin e muzikës pop Taylor Swift.  Së fundmi ata kanë goditur me këngën “Brother” (“Vëlla”) e publikuar në kanalin zyrtar të grupit Youtube.  Kënga është  e stilit rrok dhe tepër inkurajuese për çdo kënd qe e dëgjon.

Ber na tregon më tepër për realizimin e kësaj kënge:“1 Gjonit 2:9-10 thotë: “Ai që thotë se është në dritë dhe urren vëllanë e vet, është ende në errësirë.  Ai që e do vëllanë e vet qëndron në dritë dhe nuk ka asgjë në të që e bënë të bjerë.”

Tashmë u bënë 14 vite që jam në një grup me vëllain tim dhe ky varg na ka sfiduar hera herës. Një vit më parë kaluam një nga periudhat më të vështira si familje dhe si grup. Kjo na detyroi që të merrnim një kohë pushimi për të menduar vërtetë ‘për kë po e bëjmë këtë?’, dhe ‘si po e bëjmë?’. Në fund të kësaj periudhe u bashkuam dhe unë me Bouen i premtuam njëri tjetrit se kurrë nuk do të vendosnim grupin para familjeve. Mendoj se ka qenë gjëja më e madhe që kemi bërë si grup, vendimi më I mirë që kemi marrë. Atmosfera në grup ndryshoi  krejtësisht kur vendosëm të mbronim të dashurit tanë, në vend që të luftonim kundër tyre.”

 

Rrahje zemre
Zgjomë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>