Ungjillori Billy Graham ka vdekur në moshën 99 vjeçare. Ai ishte në shtëpinë e tij në Karolinën e Veriut.  Graham ka pasur një ndikim shumë të madh  me predikimin dhe aktivizimin e tij duke u bërë një këshillues për presidentët dhe ungjillori më i dëgjuar.

 Zëdhënësi Mark DeMoss tha se Graham,  ka vuajtur një kohë të gjatë prej kancerit, pneumonisë dhe problemeve të tjera, e se ai vdiq në shtëpinë e tij mëngjesin e të mërkurës. William Franklin Graham ka lindur në 7 Nëntor të vitit 1918, 4 ditë përpara se përfundonte  lufta e I botërore.  Ai u rrit në një fermë përgjatë periudhës së Depresionit, ku zhvilloi një kulturë të fortë pune, e cila është shumë e dallueshme në të gjashtë dekadat e shërbesës së tij.

 Graham  ndau ungjillin e Jezus Krishtit me 215 milion njerëz  përmes konferencave të mëdha në më shumë se 185 vende të botës.  Me miliona të tjerë janë arritur përmes radios, televizionit, filmave, librave dhe internetit. Ai ju përgjigj thirrjes së Zotit për shërbesë, në vitin 1939. Katër  vite më vonë ai u diplomua në Kolegjin Wheaton në Ilinois, ku u njoh dhe u martua me gruan e tij, Ruthin. Ajo në është shprehur në lidhje me njohjen  e tyre:

“Gjithçka mbaj mend është se atë natë shkova në shtëpi, u ula në gjunjë dhe i thashë Zotit, nëse do më lejosh që unë ta kaloj jetën time me këtë burrë, do ta konsideroja këtë gjë si privilegjin më të madh. Unë për fat të mirë nuk e dija se për çfarë po lutesha. Nëse do të dija se çfarë do të kishim përpara ndoshta nuk do të kisha  po atë zell për t’u lutur në të njëjtën mënyrë.”

Billy Graham pati eksperiencën e tij të parë ungjillore në radio, e pastaj përmes organizatës Të Rinjtë për Krishtin, një organizatë e formuar për tu ungjillëzuar të rinjve dhe ushtarakëve përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës, Graham predikoi në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë.

Çfarë duhet bërë nëse të zë gripi?

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>