slide_369636_4249906_freeNë programin Weekend kemi folur për aktivitetet fizike të cilat të gjithë mund t’i kryejmë, mjafton të kemi vullnet dhe pak kohë të lirë. Të mirat shëndetsore që vijnë nga ushtrimet e rregullta dhe aktiviteti fizik vështirë se mund të injorohen. Dhe këto të mira bëhen tuajat pavarësisht moshës, gjinisë apo aftësisë fizike. Sot po permendim per ju disa arsye pse ushtrimet fizike e përmirësojnë jetën tuaj.

-Ushtrimet kontrollojnë peshën

Ushtrimet ndihmojnë në mbajtjen e peshës nën kontroll ose në uljen e peshës. Kur merreni me aktivitet fizik, ju digjni kalori. Sa më intensiv aktiviteti, aq më shumë kalori digjni. Nuk keni nevojë për shumë kohë për ushtrime që çojnë në ulje peshe. Nëse nuk keni mundësi që të merreni me palestër, atëherë jini më aktiv gjatë ditës me gjëra të thjeshta, p.sh.: duke marrë shkallët në vend të ashensorit ose duke u marrë me punët e shtëpisë.Bathroom Scale

-Ushtrimet luftojnë problemet e shëndetit

Pavarësisht peshës suaj, të qenët aktiv rrit vlerat e kolesterolit të mirë dhe ul trigliceridet e këqija. Kjo gjë e bën gjakun tuaj të qarkullojë më lehtë dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Aktiviteti i rregullt fizik mund të ndihmojë në parandalimin ose menaxhimin e problemeve të zemrës, diabetit, depreisonit, llojeve të ndryshme të kancerit, artritit dhe rrëzimeve.

-Ushtrimet ju përmirësojnë humorin

Një stërvitje në palestër ose gjysmë ore ecje e shpejtë mund t’ju ndihmojë. Aktiviteti fizik stimulon kimikate të ndryshme të trurit që ju bëjnë të ndiheni më të lumtur e më të qetë. Gjithashtu, kur stërviteni rregullisht, mund të ndiheni më mirë me pamjen tuaj të jashtme, gjë që rrit vetëbesimin dhe vetëvlerësimin.Middle-aged-People-exercising

-Ushtrimet ju bëjnë më energjik

Aktivitetet e perditshme si blerja e ushqimeve apo nga punët e shtëpisë mund tiu lodhin teper, ndaj aktiviteti i rregullt fizik mund të përmirësojë forcën e muskujve dhe të rrisë qëndrueshmërinë tuaj. Ushtrimet dhe aktiviteti fizik çojnë oksigjen dhe ushqyes në inde dhe ndihmojnë sistemin kardiovaskular të punojë më mirë. Dhe kur zemra dhe mushkëritë punojnë më mirë, ju keni më shumë energji për punët e përditshme.

How-Lose-Weight-Without-Exercising-Ushtrimet ju ndihmojnë të bëni gjumë cilësor

Aktiviteti i rregullt fizik ju ndihmon të flini më shpejt dhe të bëni gjumë më të thellë. Por mos u ushtroni në orët e vona të darkës, sepse pastaj do të jeni shumë energjikë dhe do ta keni vështirë të flini.

-Ushtrimet sjellin kënaqësi

Ushtrimet dhe aktiviteti fizik janë një mënyrë e kënaqshme për të kaluar kohën. Ato ju japin mundësinë për të kaluar një kohë të mirë jashtë shtëpisë, për t’u angazhuar në aktivitete që ju pëlqejnë. Aktiviteti fizik gjithashtu ndihmon në lidhjet me miqtë dhe familjen. Kështu, merrni pjesë në kurse vallëzimi, në basketboll ose arte marciale. Nëse mërziteni, provoni diçka të re.

Ti po më dëgjon, por a e ke mendjen tek ajo që po them?
5 pyetje që duhet ti bësh vetes në fund të çdo dite

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>