A nuk të japin energji të gjitha ushqimet?

Po, por në mënyra të ndryshme. Pijet e ëmbla, ëmbëlsirat, dhe kekët na japin (sheqer) në gjak shumë shpejt. Por vetëm pak më vonë ju do të ndiheni përsëri të lodhur dhe të uritur. Nga ana tjetër karbohidratet komplekse, yndyrat e shëndetshme dhe proteinat marrin më shumë kohë për tu shpërbërë, dhe për të të ngopur, duke të siguruar një energji të ngadaltë por të sigurt.

Tërshëra

Është një karbohidrat kompleks. Kjo do të thotë që është plot me fibra dhe lëndë ushqyese. Tërshëra tretet ngadalë dhe të furnizon me energji gradualisht dhe jo përnjëherësh. Një tas në mëngjes do të të mbajë për orë të tëra.

Vezët         

Një vezë e vetme ka 70 kalori, nga të cilat 6 gram proteina. Kjo siguron karburant që çlirohet ngadalë. Gjithashtu ka më shumë lëndë ushqyese për kalori se sa ushqimet e tjera, prandaj të ngop. Kështu që, më mirë mos ha ëmbëlsirë në atë mëngjesin e vonë në zyrë sepse do të të rris nivelin e sheqerit në gjak dhe nuk do të të jap energji, në vend të ëmbëlsirës ha një vezë.

Pula

Duke ia larguar lëkurën është një burim pa dhjam i proteinës. Një copë pule në skarë me disa perime të ziera dhe me erëza është një drekë e lehtë perfekte që nuk do të të rëndojë dhe do të të furnizojë ngadalë deri në darkë. Pula nuk ka shumë yndyra të ngopura siç kanë mishrat e tjerë si ai i  derrit, lopës dhe i qengjit.

Mëlçi vici

Pa shumë vitaminë B 12, energjia jote mund të shterojë. Mëlçia e vicit është një nga burimet më të mira të vitaminës B 12. Ajo gjithashtu ka shumë proteinë për të të furnizuar për një kohë të gjatë me energji. Por nëse nuk të pëlqejnë mëlçitë, mund ta marrësh vitaminën B 12 nga mishi i shpendëve, peshku dhe vezët.

Goca deti

Përveçse janë një burim i mirë i proteinave, kane edhe zink. Ky e ndihmon trupin të luftojë mikrobet që mund të të dobësojnë dhe të bëjnë të ndihesh i lodhur. Provoji të gjalla me pak limon kur janë në sezonin e tyre, ose të pjekura në furrë apo skarë.

Fasule

Ato janë një burim i mirë proteinash, sidomos nëse je një vegjetarian apo vegan. Fasulet gjithashtu kanë fibra që ndihmojnë tretjen e ngadaltë. Janë të pasura me magnez dhe e ndihmojnë qelizën të prodhojë energji.

Sardelet

Nuk janë për këdo, por sardelet sigurojnë proteinë të cilësisë së lartë për energji të qëndrueshme. Ato kanë shumë omega 3 dhe acide yndyrore që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Nëse nuk ju pëlqen shija, provo salmonin, tonin, ose skumbrinë.

Arra

Përsëri omega 3. Arrat kanë shumë kalori, por studimet kanë treguar se ata që i hanë nuk shtojnë në peshë dhe nuk kanë përkeqësime në shëndet prej tyre. Kjo sepse japin ndjesinë e ngopjes prej fibrave.

Kafja

Kjo është mënyra se si shumë prej nesh marrin dozën e parë të kafeinës. Dhe funksionon. Të jep energji dhe të bën më vigjilent. Vetëm mos e tepro. Kafeina mund të të bëj nervoz dhe të të shqetësoj gjumin nëse merr shumë, nëse nuk je mësuar, ose nëse e pi pasdite.

Çaji

Një filxhan me çaj është një alternativë me shumë pa kalori për të zëvendësuar pijet e ëmbla që e rrisin dhe pastaj e ulin menjëherë energjinë. Me çajin i merr më mirë lëndët ushqyese dhe lëngjet që të duhen për çdo ditë, gjë e cila të ndihmon të qëndrosh vigjilent dhe energjik. Disa cajra kanë kafeinë e cila përkthehet në energji.

Frutat e pyllit

Boronicat, manaferrat dhe luleshtrydhet janë perfekte nëse dëshiron diçka të ëmbël që nuk ka kalori dhe sheqer sic kanë petullat me çokollatë. Frutat e pyllit kanë antioksidantë dhe lëndë të tjera ushqyese që ndihmojnë në ushqyerjen dhe mbrojtjen e qelizave në të gjithë trupin tënd.

Çokollata e zezë

Nëse dëshiron të ëmbëlsohesh, kjo është një zgjedhje e mirë. Nuk ka sheqer si çokollatat me qumësht dhe ëmbëlsirat. Gjithashtu është vënë re se përmirëson humorin dhe funksionin e trurit. Antioksidantët e kakaos mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave, uljen e presionit të gjakut, dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Kjo të mban më të shëndetshëm dhe energjik. Çokollata e zezë nuk ka yndyra, kështu që kontrollo etiketën nëse ajo që po blen ka, dhe ha porcione të vogla.

Uji

Kur trupi yt nuk ka mjaftueshëm ujë, ti lodhesh. Ai të ndihmon që të mbash karburant dhe lëndë ushqyese në qelizat e tua e të largosh mbetjet. Njerëzit që pinë më shumë ujë zakonisht marrin më pak yndyra, sheqer, kripë, kolesterol, dhe kalori në total. Kjo lë më shumë vend për lëndë ushqyese të shëndetshme që të japin energji. Është veçanërisht e rëndësishme që të pish ujë kur të ushtrohesh, pi 0.2 litra përpara dhe pasi të ushtrohesh, pi akoma më shumë nëse kohëzgjatja e stërvitjes është mbi 30 min.

Ushqime dhe ushtrime

Furnizuesi më i mirë për ushtrimet janë karbohidratet, sidomos komplekset që ndodhen te frutat, perimet, dhe gjithë drithërat. Yndyrat e shëndetshme nga peshku, arrat, vajrat bimorë, dhe avokadot mund të ndihmojnë në ushtrimet që kërkojnë rezistencë si vrapimi në distanca të gjata. Proteina ndihmon në përmirësimin e sistemit imun që fitohet nga ushtrimet. Ato gjithashtu riparojnë muskujt që dëmtohen kur i sforcon, p.sh kur ngre pesha.

Dita Botërore e Kancerit - 4 Shkurt
Si ta ruani planin e stërvitjes edhe në dimër

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>