Nëse mendoni se dietat e shëndetshme janë vetëm filetot e pulës dhe brokoli, mund të jeni duke gabuar. Sipas nutricionistëve dhe studimeve të fundit, ju mund të konsumoni edhe çokollatë, pastë dhe t’i shoqëroni këto edhe me verë.

 

 

Kafe  me kanellë

Nga njëra anë kafeja mund të rrisë rrahjet e zemrës në nivele të larta nëse  konsumoni më shumë seç duhet. Nga ana tjetër, kjo pije tipike e mëngjesit është e mbushur me antioksidantë të shëndetshëm për zemrën.  Zakonisht kafeja konsiderohet e pashëndetshme kur shtohet sheqer apo krem për ta zbutur shijen e saj. Në vend të këtyre mund të shtoni kanellë. Sipas një studimi në Diabets Care vetëm gjysmë luge çaji me kanellë në ditë mund të rregullojë nivelin e sheqerit, trigliceridet dhe do të reduktojë kaloritë që merr.

Çokollata e zezë

Për të gjithë ata që e duan çokollatën është mirë të gëzohen. Ajo mund të sjellë përfitime  të mrekullueshme për zemrën tuaj, për sa kohë po merrni llojin e  duhur. Sipas një studimi për atakët në zemër, gratë që konsumojnë një ose dy racione çokollatë në ditë e panë se rreziku ulej me 32 % . Për rezultate sa më të mira kërko për çokollatë që ka të paktën 70 % kakao, për arsye se  ka më shumë flavanoidë.

Domatet

Domatet kanë likopen. Ky antioksidant i mban muret a arterieve të pastra, duke minimizuar riskun për t’u bllokuar. Ndaj merrni më shumë ushqime me ngjyrë të kuqe për zemrën.

Shafrani i Indisë

Shafrani është një erzë anti inflamatore. Duke qenë se sëmundjet e zemrës janë lidhur vazhdimisht me inflamacion ( e njëjta gjë vlen edhe për Alzaimerin dhe depresionin), nivelet e inflamacionit duhet të mbahen sa më të ulëta.  Ndaj përdorni më shumë shafran në dietën tuaj.

Fasule te zeza

Sipas një studimi në Journal of Nutrition, njerëzit që konsumojnë 80 gram ose më shumë fasule të zeza në ditë ulin me 40 % rrezikun për atak në zemër , kjo falë një sërë përbërësish duke përfshirë këtu magnesium, Vitaminën B dhe potasiumin.

Fruta

Njerëzit që hanë të paktën 100 gram frut në ditë,  supozojmë një gjysmë molle ose një banane,  ulin riskun për  atak me 33 %. Mollët përmbajnë pektinën, që ndalon kolesterolin dhe bananet janë të shkëlqyera për përmbajtjen e potasiumit. Nëse përdoren të dyja në dietën tënde përbejnë një zgjedhje të mençur.

Vera e kuqe

Të gjitha verërat e kuqe janë të mbushura me një përbërës të quajtur reservatrol, që redukton nivelin e  kolesterolit te keq dhe rrit nivelin e kolesterolit te mirë dhe ndihmon që të luftohen koaguluat e gjakut. Vera është shumë e mirë për zemrën dhe mund të konsumoni deri në një gotë në mënyrë që të merrni vetëm përfitimin  e përdorimi i tepërt të mos ju sjellë shqetësim.

Si të jesh njeri më i mirë e në shërbim të komunitetit
Ndikimi i personalitetit në shëndet

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>