Ungjillorët kanë shumë për të festuar më 31 Tetor.  Sot kujtojmë ditën e Reformacionit, ditë kur  Martin Luteri kundërshtoi  hapur praktikat  e Kishës Katolike .  Por, cila është rëndësia e kësaj dite dhe si duhet t’i konsiderojmë ne ngjarjet që ajo na përkujton?

Në atë kohë, shumë pak njerëz mund të mendonin se tingulli i një çekiçi mbi derën e Kështjellës në Vitenberg në Gjermani, do të dëgjohej shumë shpejt në të gjithë botën dhe do të çonte në transformimin e madh të shoqërisë Perëndimore, që prej kohës kur apostujt predikuan në fillim ungjillin në Perandorinë Romake. Më 31 Tetor të vitit 1517 Luteri gozhdoi 95 tezat e tij mbi derën e kishës dhe kjo gjë provokoi një debat i cili kulmoi me atë që ne sot e quajmë Reformacioni Protestant.

Martin Luter është figura qëndrore  që shënjoi një kthesë të rëndësishme në historinë e kishës. Ky student i ligjit që më vonë u kthye në një murg Augustinian, u bë qëndra e e një konflikti të madh , kur tezat e tij u kopjuan dhe u shpërndanë nëpër Europë.  Në fillim ai protestoi kundër përpjekjeve të papës për të shitur shpëtimin. Luteri i kishte studiuar mirë shkrimet dhe kjo e çoi atë që të kundërshtonte Kishën e Romës për çështje të ndryshme, siç ishin fakti se Bibla duhet të qëndronte mbi traditat e Kishës dhe metodave që ajo përdorte.

Çështja  e Fjalës së Zotit është ndoshta një ndër kontributet më të rëndësishme në Teologjinë e Krishterë. Edhe pse ishte e predikuar qartë në Dhiatën e Re dhe gjendej në shumë shkrime të etërve të kishës, peshkopët dhe priftërinjtë mesjetarë e kishin harruar tërësisht të vërtetën se veprat tona nuk mund të blejnë favorin e Perëndisë. Shpëtimi vjen prej hirit, përmes besimit, dhe veprat tona janë rezultat i besimit por nuk janë ato themeli ku ne mund të qëndrojmë për t’u dukur të drejtë përpara Zotit. ( Efesianët 2:8-10)  Rizbulimi edhe njëherë i kësaj të vërtete çoi në një mori të tërë të reformave të kishës dhe shoqërisë. Shumë nga ato gjëra që ne i konsiderojmë si të mirëqëna dhe të lejueshme në Perëndim, do të kishin qenë të pamundura nëse ai nuk do të ishte bërë protagonist i kësaj lëvizje. Përkthimi i Biblës prej tij në gjermanisht, bëri që fjala e Zotit të shkonte në duart e njerëzve dhe sot Shkrimet mund të gjenden në shumë gjuhë të botës, duke mundësuar kështu njerëzve që të mund t’i studiojnë dhe të përfitojnë prej tyre.

Ai reformoi dhe meshën që mbahej në latinisht duke e bërë liturgjinë në gjuhën e thjeshtë dhe të përditshme , në mënyrë që edhe ata që nuk ishin të shkolluar të mund ta dëgjonin dhe ta kuptonin Fjalën e predikuar të Zotit dhe ta adhuronin Perëndinë duke qenë të qartë për atë që dëgjonin.

Sot, trashëgimia e Luterit jeton në besimin e protestanteve në mbarë botën. Ndërsa e konsiderojmë rëndësinë e Ditës së Reformimit, le të bëhemi mbrojtës të së vërtetës biblike. Le të jemi të etur për të predikuar Ungjillin e Perëndisë në botë dhe për rrjedhojë të nxisim një reformim të ri të kishës dhe kulturës.

 

 

Mirënjohja
Fakte mbi trurin

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X