Unë kam vendosur të ndjek Jezusin, mbrapa s’do të kthehem më.

Dhe pse jam vetëm, vetëm do ta ndjek. Mbrapa s’do të kthehem më.

Bota është mbrapa, kryqi përpara. Mbrapa s’do të kthehem më.

Une kam vendosur te ndjek Jezusin

Unë kam vendosur të ndjek Jezusin është një himn që origjinën e ka në Indi. Teksti është mbështetur tek fjalët e fundit të një burri në Garo, Asam, verilindje të Indisë. Rreth 150 vjet më parë, pati një rizgjim në Uells të Anglisë. Si rrjedhojë shumë misionarë nga Anglia dhe Gjermania u vendosën në verilindje të Indisë për të përhapur ungjillin. Në atë kohë vendi ishte i ndarë në shumë shtete sikurse sot. Zonja njihej si Asam dhe përbëhej nga qindra fise. Komunitetet fisnore ishin primitive dhe me natyrë agresive. Ata quheshin dhe gjuetarë kokash, sepse kishin një zakon që u kërkonte anëtarëve të komunitetit të mblidhnin sa më shumë koka të ishte e mundur. Forca dhe aftësia e një burri për të mbrojtur gruan e tij matej nga numri i kokave që ai mund të mblidhte. Prandaj një i ri në moshë për t’u martuar do të mblidhte sa më shumë koka dhe do t’i varte në muret e shtëpisë së tij. Sa më shumë koka të mblidhte aq më i fortë do të ishte ai. Në këtë komunitet armiqësor erdhi një grup misionarësh nga Uellsi për të shpërndarë mesazhin e dashurisë paqes, dhe shpresës në Jezus Krishtin. Natyrisht ata nuk ishin të mirëpritur. Një misionar arriti të kthente një besim një burrë, gruan e tij dhe dy fëmijët. Besimi i këtij burri dukej ngjitës ndaj shumë fshatarë filluan të pranonin krishtërimin. I inatosur kryetari i fshatit mblodhi gjithë fshatarët. Pastaj ai thirri familjen që kishte pranuar e para besimin dhe i kërkoi të mohonte besimin në publik ose përndryshe do të përballeshin me ekzekutimin.

I shtyrë nga Fryma e Shenjtë, burri kompozoi një këngë që u bë e njohur përgjatë viteve. Ai këndoi:
“Unë kam vendosur të ndjek Jezusin. (3 herë) Mbrapa s’do të kthehem më, Mbrapa s’do të kthehem më.”

Të inatosur nga refuzimi i tij, kryetari urdhëroi të vrisnin dy fëmijët e tij. Ndërsa djemtë jepnin shpirt, kryetari e pyeti, “A do ta mohosh besimin? I ke humbur të dy fëmijët. A do të humbasësh dhe gruan.”

Në përgjigje burri këndoi këto fjalë:

Dhe pse jam vetëm, vetëm do ta ndjek. (3 herë) Mbrapa s’do të kthehem më, Mbrapa s’do të kthehem më.”

Kryetari nuk arrinte të përmbante zemërimin e tij dhe urdhëroi vrasjen e gruas së tij gjithashtu. Në çast ajo iu bashkua fëmijëve të saj. Tani e pyeti për herë të fundit, “Do të jap dhe një mundësi për të mohuar besimin dhe për të jetuar.”

Përballë vdekjes burri këndoi vargun e fundit:

Bota është mbrapa, kryqi përpara. (3 herë) Mbrapa s’do të kthehem më, Mbrapa s’do të kthehem më.”

Ai u vra si anëtarët e tjerë të familjes. Por me vdekjet e tyre një mrekulli ndodhi. Kryetari që urdhëroi vrasjet u prek nga besimi i këtij njeriu. Ai pyeste veten, “Pse ky burrë, gruaja dhe fëmijët e tij do të vdisnin për një Njeri që ka jetuar shumë larg në një tokë tjetër 2 mijë vjet më parë? Duhet të ketë diçka të fuqishme pas besimit të tyre dhe unë dua ta provoj këtë besim.”

Në një rrëfim spontan të besimit, ai shpalli, “Unë gjithashtu i përkas Krishtit!” Kur turma e dëgjoi nga goja e kryetarit i gjithë fshati e pranoi Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar.

7 këngë frymëzuese të Pashkës
7 Cover-s nga artistët e Krishterë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>