E kujt nuk i pëlqen të udhëtojë?  E megjithatë sa herë që të udhëtoni jashtë vendit,është mirë që të përgatisni veten tuaj për kulturën  me të cilin do të përballeni në vendin ku do të shkoni, e sidomos për gjërat në lidhje me ushqimin, pijet, apo taksitë.  Në mënyrë që të mos shqetësoni të tjerët me veprimet tuaja dhe të mos vendosni veten në situata aspak të këndshme , ne do t’iu rekomandojmë që të  keni kujdes nga disa mënyra sjelljesh.

1.Japoni

Të mbushësh vetë gotën tënde-  Nëse jeni duke pirë diçka me miqtë tuaj japonezë, duhet të dini se konsiderohet e pahijshme që ju të mbushni vetëm gotën tuaj. Në Japoni, është etike që të mbushësh gotën e mikut tënd, e nëse e bën këtë ai do ta kthej këtë nder.

2.Australi-Zelandë e Re

Të ulesh në vendin e pasmë në taksi. Nëse dëshiron që të marrësh një taksi në këto vende, mbaj mend që gjithmonë duhet të ulesh në vend të parë. Të ulesh në vendet pas, do ta bënte drejtuesin e makinës të mendoj se ju e konsideroni veten tuaj më superior.

3.Greqi dhe Lindje e Mesme

Mos bëni shenjën  që simbolizon Ok. Ne e përdorim shumë dhe është krejt normale për ne, madje ndonjëherë edhe argëtuese, por nuk ndodh njësoj edhe për miqtë tanë në Greqi dhe në Lindje të Mesme.  Për ta kjo është një shenjë shumë ofenduese, ndaj nëse dëshironi që të mos i hapni telashe vetes më kot, mundohuni vetëm të thoni Ok.

4. Ukrainë

Nëse dëshironi  që t’i dërgoni lule një miku apo mikeshe në Ukrainë si një dhuratë, sigurohuni që të jetë një numër çift.  Do të ishte e papërshtatshme që të dërgoni një numër tek të luleve, pasi në Ukrainë  kjo specifikë përdoret vetëm për në funerale.

5.Japoni +Kore

Mos lini bakshish në këto vende. Jemi mësuar që të paguajmë bakshish,  por ka vende në të cilat diçka e tillë nuk pritet, e madje mund të konsiderohet edhe si fyerje.  Kështu që nëse e bëni këtë me shumë mundësi kamerieri do të jetë duke ju ndjekur pas  e duke ju thënë që keni lënë më shumë lekë nga ç’duhet.

Një shprehje e Kofi Annan thotë: Toleranca, dialogu ndër-kulturor dhe respekti për ndryshimet, janë më shumë se kurrë thelbësore në një botë ku njerëzit  po lidhen gjithmonë e më shumë me njëri-tjetrin. Përpara se të niseni për në destinacionin tuaj të ëndërruar, përpiquni të mësoni më shumë rreth kulturës së këtij vendi.

Përqëndrimi
Më të shëndetshëm!

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>