tips-for-traveling-with-kids-packing-tipsShpesh pas lindjes së fëmijës prindërit mund të dëgjojnë shprehje të tilla si: “tani nuk do të udhëtoni dot më”! Por pse duhet të ketë vend një shprehje e tillë tek një familje që ka dëshirë dhe mundësi ta bëjë një udhëtim? E vetmja gjë që duhet të merrni parasysh janë disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë të gjithëve të udhëtoni të qetë.
Si fillim duhet t’ju themi se para nisjes duhet të mësoni kushtet e kompanisë që do të udhëtoni në lidhje me ato çfarë ajo ofron për fëmijët e vegjël si edhe dokumentat që duhet të keni me vete.
Ja cfarë duhet dhe nuk duhet të bëni ndërsa jeni duke udhëtuar me fëmijën tuaj:

  1. Nuk duhet t’i jepni pije

Evitoni dhënien e çdo lloj pije tjetër, përvec kamomilit dhe qumështit në rast se fëmija do të pijë diçka.

  1. Shkoni në banjo para se të niseni

Për të evituar frekuentimin e shpeshtë të banjos nga ana e fëmijës tuaj gjatë udhëtimit, gjë e cila do të prishë rehatinë tuaj, duhet të shkoni në banjo para se të niseni për udhëtim.

  1. Merrni me vete dicka për të ngrënë

Do të ishte mirë të kishit me vete diçka për të ngrënë, qoftë ajo edhe një pako me biskota apo një ushqim tjetër që fëmija juaj e ka qejf, në mënyrë që në një moment që ai do të jetë i irrituar ju të keni mundësi ta qetësoni me diçka.

  1. Merrni me vete një medikament

Nëse fëmija juaj në një moment nuk do të ndihet mirë ju do të keni mundësi të ndërhyni, por sigurisht që më parë duhet të keni marrë edhe mendimin e mjekut (para nisjes për udhëtim duhet të bëni një kontroll tek mjeku).

  1. Visheni fëmijën tuaj me veshje të rehatshme

Mund të ndodhë që në një moment fëmija të ketë ftohë apo vapë, dhe për këtë arsye ju duhet ta vishni atë në mënyrë sa më të rehatshme, duke pasur mundësinë t’i hiqni apo shtoni një veshje sipas nevojës.

  1. Bëhuni kreativë

Ju duhet të merrni me vete ndonjë libër për ngjyrosje, një videogame, një album me fotografi kukullash etj, në mënyrë që ta mbani fëmijën tuaj të zënë me diçka gjatë udhëtimit tuaj.

  1. Mbani nën kontroll vëmendjen e fëmijës

Ju duhet të mbani nën kontroll vëmendjen e fëmijës, sidomos gjatë ngjitjes në ndonjë zonë malore dhe me rrugë të ngushta që ai të mos ndiejë frikë në asnjë moment. Sidomos nëse ju jeni të frikësuar, duhet të përpiqeni të mos e bëni të dukshme këtë ndjenjë tek fëmija juaj.

Ta dua punën
Teatri

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>