Të trajnosh fëmijët për të dashur dhe për t’i shërbyer Zotit,  për të qenë të dhembshur ndaj të tjerëve, e për të  ecur vazhdimisht në besim, është gjëja më fisnike  e më e rëndësishme që një prind mund të bëjë.  Ndaj ne duhet të gjejmë një gëzim të madh në faktin që Zoti na ka thirrur  neve dhe na ka besuar rolin e të qenit prind! Asnjëherë mos e harro se je duke trajnuar fëmijën tënd, jo vetëm që të marrë një rol në Mbretërinë e Zotit mbi këtë tokë, por gjithashtu që ai të ketë një vend dhe një trashëgimi në parajsë.

Shumë prindër pyesin veten se cilat janë mësimet më të rëndësishme që ata duhet t’u thonë fëmijëve të tyre. Përgjigja është e thjeshtë. Asgjë nuk është më e rëndësishme se t’i mësosh fëmijës për faljen dhe për dashurinë  e Zotit. T’i tregosh fëmijës tënd për hirin shpëtues të Jezus Krishtit, është gjëja më e rëndësishme që mund të bësh ndonjëherë.  Shumë shpesh nënat dhe baballarët, lodhen përgjatë këtij procesi dhe thonë, “Unë po rris fëmijën,” apo, “unë po mbështes familjen time.” Megjithatë , ne kemi nevojë që ta shohim si privilegj rolin që kemi si prind. Ne jemi duke trajnuar trashëgimtarë të Mbretërisë së Perëndisë- fëmijë që do të bëjnë diferencën në këtë botë për Zotin, fëmijë që do të jetojnë bashkë me ty për të gjithë përjetësinë, fëmijë që do të njohin plotësinë  e bekimeve të Zotit, udhëheqjen dhe favoret e Tij!

Ndërkohë që ti përballon sfidën e të qenit një prind i perëndishëm, ti mund të jesh i sigurt se Zoti është në skuadrën tënde. Ai do të sigurojë urtësinë për të cilën ke nevojë. Ai do të mbrojë dhe do të bekojë ndërkohë që t’i ecën në rrugët e Tij dhe i sjell  lavdi emrit  të Tij.

Lutje:Perëndi, unë e kuptoj që kam një  detyrë shumë të vështirë duke qenë prind. Unë e di se nuk mund ta bëj këtë vetëm. Unë kam nevojë për mençurinë Tënde  që të më udhëheqë për çdo ditë. Unë lutem në emër të Jezusit. Amen.


Në qoftë se Zoti nuk ndërton shtëpinë, me kot lodhen ndërtuesit;
(Psalmi 127:1)

Zemra e Zotit
Jezusi fali

Komente

  1. vilma

    November 28, 2016 (10:30) përgjigju

    hi guys..ju shkruaj nga Cekia..se merrni me mend sa gezim te zgjohesh ne mengjes te hysh ne faqe dhe te gjesh cfare do qe mund te kerkosh… eshte programuar perfekt dhe lehtesisht e perdorshme..Zoti ju bekofte sh

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>