personality2Personaliteti ynë pëson disa ndryshime me kalimin e viteve. Eshtë zbuluar se mes moshës 20-40 vjecare te njerzit forcohet nevoja për arritje, autonomi,dominim dhe pakësohet nevoja për të bashkëpunuar dhe për të formuar shoqëri. Duke kaluar përmes vështirësive dhe angazhimeve të reja ne kemi hyrë në një fazë të re të jetës sonë. Por përgjatë këtij kalimi ne ndryshojmë sjellje për shkak se pësojmë tranzicion kur disa nga synimet tona nuk realizohen. Ndonjëherë përpiqemi që për shkak të ndryshimit që pësojmë duam të ndryshojmë edhe të tjerët. Dhe duam që të bëhen ashtu siç duam ne por kjo është një përpjekje e kotë. Ja disa këshilla ndihmuese për ju.

 

ListeningispartofCommunication-HCJoeRaymond-200x300Mëso të dëgjosh dhe dëgjo të mësosh

Akti  i të dëgjuarit ka fuqinë të transformojë ty dhe të tjerët në të njëjtën  kohë. Një filozof  ka thënë:”Me të vërtetë siç  fjala ka fuqi të bëjë mrekulli  edhe dëgjuesit  mund të punojnë për të bërë mrekullia…”pra duke I dëgjuar  të tjerët  ti ndërton veten dhe të tjerët.  Nëse ne e kultivojmë këtë aftësi në  çdo  stinë të jetës sonë do të kuptojmë rregullimet e imta deri në detaje që  Perëndia  bën për ne.

 

 

  

tumblr_static_hand_heart

Kultivo ndjeshmërinë
Ndjeshmëri do të thotë të vësh veten në    pozicionin e tjetrit duke menduar  si do të ndjeheshit në vendin e tij . Pra,  ku  shoku juaj i  vetëm është i   vetmuar uluni me të. Kur shoku juaj ankohet se  nuk ka fjetur kujtojuni një  kohë kur  dhe ju  vetë jeni ndjerë i rraskapitur  nga kërkesat e jetës . Një fjalë si”më tepër” ka më shumë pushtet se sa një  “ju duhet”. Kjo është e bukura e trupit:Perëndia  na ka caktuar dobësinë dhe forcën në  kohë të ndryshme dhe na thërret të mbajmë barrët e njëri-tjetrit.  Te  Marku 2:1-12 na tregohet për miqtë e  një të paralizuari të cilin e çuan atë  në një takim ku ndodhej Jezusi,  duke besuar se Ai do ta shëronte. Ne jemi  ftuar të jetojmë në të njëjtën mënyrë në situata të vështira.  Duke mbajtur  të dashurit tanë para Zotit dhe duke besuar se Ai  i shëron dhe është pranë atyre në çdo kohë.

 

Ndal! Supozimeve
Një ngjarje përvuajtur   në jetën e dikujt nuk është domosdoshmërish e gjithë  historia e jetës së tij. Shpesh ne kemi gjykuar miqtë tanë për gabimet e tyre,ne supozojmë dheshohim vetëm anën e jashtme. Në të vërtetë duhen  bërë përpjekje për të parë të kaluarën e tyre me emocion dhe duke mos  gjykuar të shkuarën e tyre por duke ofruar dashuri.

 

Small-Group-Bible-StudyFestoni një mision të përbashkët

Në fund, pa marrë parasysh si duken jetët tona nga jashtë, ne kemi të gjithë një mision të përbashkët diçka që na lidh së bashku. Pa marrë parasysh se cili është arsimi ynë, karriera , marrëdhëniet  ose statusi familjarë,  si dishepuj të Jezusit ,  ne kemi një mision të vetëm.  Ai na ka porositur të ndajmë Ungjillin me dhuratat që na ka besuar duke i  ftuar në një botë në Unitet dhe Qëllim. Është koha të heqim sytë tanë gjykues dhe të duam njëri-tjetrin në çdo kohë.

 

 

 

 

Si të sfidojmë frikën nga dështimi
Si mund të përballojmë një ditë të vështirë!

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>