Ditën e hënë (23 Korrik 2018), periferia e Athinës është përfshirë nga flakët e zjarrit i cili nuk është arritur të kontrollohet nga organet përgjegjëse.

Zjarri ka rënë në Kineta, në pjesën perëndimore të rajonit Atika në rajonin më të gjerë të Athinës. Bëhet fjalë për rajon në afërsi të detit dhe autostradës.

Tymi dhe zjarri, për shkak të erës është përhapur në gjithë Athinën, madje edhe në lagjet që janë në mbi 50 kilometra largësi nga vatrat e zjarrit.

Nga periferia e kryeqytetit grek vijnë imazhe shokuese, ku qindra pushues luftojnë me flakët dhe struken prej reve të zeza të tymit. Në resortin “Mati” në lindje të Athinës njerëzit janë parë të rraskapitur nga situata e krijuar dhe presnin brenda në det që të shpëtohen nga Forcat e Emergjencës.

Numri i viktimave ka shkuar në 76 persona dhe më shumë se 150 numri i të plagosurve nga zjarret e rëna në pyjet pranë Athinës.

Spitalet e Athinës janë në gjendje emergjence.

Gjatë orëve të natës në zonën Artemidhas u gjetën 4 persona të mbytur, ndërsa dëshmitarë okulare thanë se në ujë janë hedhur dhjetëra persona, mbi të cilët ende nuk dihet asgjë.

Ndërsa ambasadorja shqiptare në Athinë, Diana Hodbari është shprehur  se zyrtarisht deri në orën 15:00 të ditës së martë është vetëm një shqiptare e lënduar, kurse emigrantët shqiptarë pohojnë se dyshohet për 3 viktima dhe 13 të plagosur.

Shumica e viktimave ishin bllokuar në fshatin Mati, 40 km në veri-lindje të Athinës, dhe humbën jetën në shtëpitë apo makinat e tyre.

Shërbimi zjarrfikës i Greqisë me 70 automjetet zjarrfikëse dhe 30 automjete, dy helikopterë dhe pesë aeroplanë tentuan ta vënë zjarrin nën kontroll, ndërsa era e fortë e vështirëson punën  e tyre.

Thirrjes për ndihmë i është përgjigjur Qiproja, Spanja, Polonia, Italia, Franca dhe Turqia. Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina edhe në pjesën lindore të Atikës, zjarri ka shkaktuar dëm material mbi shtëpitë dhe makinat, ndërsa sipas televizionit grek, pa qenë në rrezik, por në mënyrë parandaluese, evakuohen kampet për fëmijë në afërsi të zjarrit.

Banorët e të paktën tre lagjeve të vogla janë evakuuar për shkak të zjarrit të madh. Për shkak të kushteve të pavolitshme për ngasje  dhe tymi i dendur,  policia greke vendosi ta ndalojë komunikacionin në autostradën që i lidh Athinën dhe Korintin, në pjesën që është në afërsi të stihisë së zjarrit.

Pyetja qe lind është se si nisi zjarri në Athinë? Në fakt zjarret janë një problem i përsëritur në kryeqytetin grek dhe këtë herë flakët janë ndihmuar edhe nga erërat e forta. Por zyrtarët vendas janë shprehur për se zjarrvënësit mund të kenë qenë personat që kërkojnë të plaçkitin shtëpitë e braktisura.

Të gjitha raportimet që vijnë nga Athina janë të dhimbshme dhe tragjike. Situata në kryeqytetin grek është duke thirrur për lutjet tona që t’i jap fund dëmeve të shkaktuara. Po ashtu zemrat e gjithë personave që kanë humbur të afërmit e tyre kanë nevojë për ngushëllim të madh. Le të lutemi që Zoti të ngushëllojë zemrat e tyre.

Argëtim dhe Besim
Përmbytjet në Houston

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X