Ti thua se jam e dashur, kur unë nuk e ndjej

Ti thua se jam e fortë, kur mendoj se jam e dobët

Ti thua se më mban, kur unë rrëzohem

Kur nuk përkas askund, ti thua se jam e jotja

Dhe unë besoj atë që ti thua për mua.”

Kantautorja e re, Lauren Daigle vazhdon të tregoj besimin e saj përmes vargjeve të fuqishme dhe zërit të saj të veçantë xhaz.  Kënga e saj më e re tregon se si Perëndia na ka pranuar.

Lauren tregon për mesazhin e këtyre vargjeve: “Më kujtohet ditën pasi u vlerësova me çmimin Dove isha plotësisht e mahnitur. Ndihesha sikur kishin ndodhur kaq shumë gjëra një natë më parë sa e kisha të vështirë të kthehesha sërish në normalitet. Fillova të kuptoja këto momente në jetë kur përjeton majat e suksesit dhe pastaj dëshpërimin. Je duke ecur lart dhe pastaj vjen një tatëpjetë. Duke pasur parasysh pritjet tona, kjo na bën të dyshojmë identitetin tonë. Ku mund të përshtatem, ku mund të gjej siguri? Kur shkrova këtë këngë, më kujtohet që u ndjeva në konflikt me veten. Ishte momenti i parë në karrierën time si artiste që pyesja veten, ‘Ku dua të dal me këtë’?

E di që të gjithë përballemi me momente të jetë ku ndihemi në udhëkryq. Kur ne mund të shikojmë të shkuarën, dhe të imagjinojmë të ardhmen dhe të mendojmë se si duhet të jetojmë në çastin e tanishëm. Ishte një nga ato momente, ku mund të shikoja drejtimin që po merrnin gjërat dhe që e dija shumë mirë se nga vija, dhe dëshiroja që këto dy botë të lidheshin me njëra tjetrën. Kjo solli në qendër problemin e identitetit, për të ditur se si mund të sillem kur ka shumë gjëra që më çojnë në drejtime të ndryshme. Ndonjëherë jeta jonë ndërlikohet kur mbështetemi në pasiguritë tona, frikën tonë, refuzimet, turpin  dhe gënjeshtrat që duhet vazhdimisht t’i mposhtim. Kjo këngë më kujton për identitetin tim, më kujton se kur unë jam e dobët ai është i fortë. Kur ndihem se forca ime nuk mjafton, ka gjithmonë një moment kur Perëndia vjen dhe tejkalon gjithë pamjaftueshmërinë time. Çdo natë do të ngjitesha në skenë dhe do ti kujtoja vetes, se kjo është e vërteta. Mos u pështjello por kujto identitetin tënd.”

Fansat mezi presin publikimin e albumit të saj të dytë në muajin Shtator. Albumi titullohet; “Ngri sytë lart, bir!”

 

 

 

Vetem Zoti e di
Fuqia e Ringjalljes

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X