Bota jonë është e mbushur me tinguj. Ne dëgjojmë, njohim dhe largojmë shumicën e tyre në mënyrë automatike. Fatkeqësisht e bëjmë këtë gjë dhe me njëri tjetrin. Shumë nga ne e dinë se si është të flasësh, por kanë ndjesinë se nuk dëgjohen. Kjo të mundon apo jo? Ti pyet, “A po me dëgjon” Ndjesia që përjetojmë kur kuptojmë se nuk po na dëgjojnë është paksa e mundishme.

Ne të gjithë e njohim këtë ndjesi. Sidoqoftë të gjithë jemi fajtorë sepse bëjmë të njëjtën gjë. Dëgjojmë dikë ndërsa mendjen e kemi diku tjetër. Por me pak përpjekje mund të jemi shumë më tepër se sa thjesht dëgjues pasiv. Duke shpresuar që të na keni ndjekur për gjate programit Weekend qe vjen tek ju te shtunë dhe të dielë në oren 10:00, po iu sjellim mënyrat se si të përfshihemi me mendje dhe me zemër ndaj personit që po dëshiron kaq shumë që të dëgjohet.

-Komuniko ballë për ballëMan-woman-on-couch-620x350

Komunikimi ballë për ballë është i rëndësishëm, ne shpesh fshihemi pas librave, kthejmë  kokën në një drejtim tjetër, pas kufjeve, gazetave, telefonave apo televizionit, ose thjesht mbyllemi në mendjen tonë. Kur veprojmë kështu mund të jemi duke dëgjuar por jo duke kushtuar vëmendjen personit që po na flet.

-Fokusohu.

Në mënyrë të qëllimshme pengoni shpërqëndrimet. Kur takoheni me një mik në një kafene, që ka muzikë në sfond, njerëz që hynë e dalin dhe shumë biseda që na rrethojnë, është e rëndësishme të fokusohemi. Përpiquni të jeni ballë për ballë nuke u fokusuar dhe u përpjekur që të dëgjoni me vëmendje atë që ata po përpiqen të komunikojnë me ju.

-Perfshihu.

Bëni pyetje të qarta që fillojnë me kush, kur, po sikur, si, etj kur është e përshtatshme.

  • Më ndihmo të kuptoj,
  • Më trego pak më shumë për…
  • A po e kuptoj drejt se… dhe më pas përsërisni fjalët e tyre kyce, por sidoqoftë kujdese me pyetjet pse, pyetjet pse bëjnë që njerëzit të kalojnë në një pozitë mbrojtjejecka bën që të krijohen pengesa dhe emocionet të trazohen.

dental-practice1-460x250-Mos ndërprit.

Të ndërpresësh dikë është si ti ndërpresësh rrugën dikujt në trafik sepse je fokusuar në mendimet e tua. Këtu mund tju ndihmojë kontakti me sy. Ndërsa flisni ballë për ballë, do të kuptoni më mirë nëse personi ka përdunduar atë që po përpiqet të thotë. Kujtoni se ju jeni bashkë me, nuk jeni në një garë për të qenë para tyre.

-Mos jep këshilla pa t’u kërkuar.

A nuk e urreni kur dikush ju thotë, “Ja se cfarë duhet të bësh, ose do të them unë se cfarë të bësh…” Të rriturit nuk kanë nevojë për prindërim!

Fjalë si “duhet” janë terma prindërimi. Fëmijët kanë nevojë për prindërim, ata kanë nevojë që të dinë se cfarë duhet të bëjnë. Por të rriturit kanë nevojë që të tjerët ti dëgjojnë, duke ja lënë mendimin dhe vendimin personit. Jepni këshilla vetëm kur ju kërkohet. Ju mund të jepni sugjerime me vend që personi mund ti marrë parasysh.

-Ji i vëmendshëm.

Sipas një studimi 93% e komunikimit është jo verbal, j apse komunikimi ballë për ballë është I rëndësishëm. 55% është gjutha e trupit, 38% është toni I zërit. “të dëgjosh’ gjuhën jo verbale do të thotë të jesh I vëmendshëm ndaj qëndrimit të personit, për të kuptuar nëse qëndrimi i tyre po thotë dicka. Po ashtu si është toni I zërit, I lartë, I butë, I frikësuar, I turpshëm, ankues…

-Mos krijo hamendësime.

Kjo vlen të përsëritet. Mos krijo hamendësime. Na vjen natyrshëm që të krijojmë hamendësime. Ne vëzhgojmë për një cast dhe sekondën tjetër hamendësojmë bazuar në gjykimin tonë. Cdokush ka nevojë të dëgjohet  dhe kur përgjgijemi drejt kjo dëshmon nëse kemi dëgjuar me të vërtetë.

Gabimet më të zakonshme të prindërve
Ushtrimet fizike

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>