You Are

“You are the song
You are the song I’m singing
You are the air
You are the air I breathe in…

Colton Dixon është njohur më së shumti nga publiku kur ai u rendit i shtati në American Idol. Muzika e tij dhe këngët që shkruan, ja kushton Perëndisë duke folur për çdo mrekulli që ka bërë në jetën e tij. ‘You Are’ (Ti je) është një ndër këngët e tij të para dhe më të pëlqyera. Kënga është tepër e veçantë  në mënyrën se si është ndërtuar dhe për mesazhin që sjell tek dëgjuesit.

Colton tregon pak më tepër për këtë realizim: “‘Ti je’ është një këngë adhurimi që fillova ta shkruaj një vit më parë kur isha në Francë. Dhe më pas e përfundova kohë më vonë.  Kënga ‘Ti je’ është një mundësi për mua për të adhuruar. Kjo ishte arsyeja se pse e shkruajta. Është një bisedë mes meje dhe Perëndisë ku thjesht tregoj dashurinë që kam për Të. “

Colton i thotë Zotit: ‘Ti je gjithçka që unë s’mund të jem”  këtë e shpreh edhe  në vargjet e këngës. Ne duhet t’i jemi falënderues Zotit për gjithçka. Kënga të jep një mundësi që të qëndrosh me Perëndinë dhe ta adhurosh ndërsa e këndon.

Krijuar
Të lumtë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>