Lexo:Marku 9:33-35; Luka 14:7-11

“Kjo është e imja,” tha Majku, duke marrë pjesën më të madhe të byrekut.

Motra e tij, Melisa, mbeti pa fjalë. “Ti merr gjithmonë pjesën më të madhe,” murmuriti ajo.

Atje erdhi edhe vëllai i tyre, Xhoshi. “Po, pra,” tha ai. “Ti vetëm për veten tënde mendon.” Majku thjesht e pa shtrembër Xhoshin dhe doli jashtë për të luajtur me fëmijët e lagjes.

Ndërsa Majku dhe shokët e tij po luanin në oborrin e pasmë të shtëpisë, shpesh zëri i tij mund të dëgjohej mbi të tjerët. “Do të filloj unë i pari!” bërtiste ai sa herë që niste një lojë e re. Melisa dhe Xhoshi tundën kokën e tyre dhe biseduan rreth sjelljes së Majkut. “Është e sikletshme sa herë që ai kërkon të jetë gjithnjë i pari,” tha Melisa. “Duhet të bëjmë diçka për të!” Kështu, të dy menduan një plan. Ditën tjetër, pasi e dëgjuan sërish zërin e Majkut tek thoshte “Do të filloj unë i pari.”, Melisa dhe Xhoshi menduan që kjo ishte koha e duhur për ta vënë planin në zbatim. Kur Majku u kthye nga loja, ata ishin gati. Në tavolinën e kuzhinës ndodhej një pjatë me tre mollë të kuqe që shkëlqenin.

“Të shijshme!” thirri Majku. “Unë do të marr këtë.” Ai mori mollën më të madhe dhe me të shpejtë Melisa e Xhoshi morën dy mollën e vogla. Majku u nis të kafshonte mollën e madhe; më pas e largoi dhe e pa me dyshim. Ai e provoi e dhëmbë. “Sa të këqij!” tha ai. “Më gënjyet! Sollët një pjatë me mollë prej dylli.”

“Mbase e gënjeve vetë veten tënde,” tha Xhoshi, duke kafshuar mollën e tij. “Ohhh! Kjo është një mollë e ëmbël. Po e jotja si është,

Melisa?”

“E shijshme!” u përgjigj Melisa. Ajo pa Majkun. “Nëse nuk do të ishe treguar lakmitar dhe nuk do të kishe marrë kokrrën më të madhe për vete, do të ishe duke ngrënë një nga këto mollë.” Me fytyrën e ngrysur, Majku u largua nga dhoma. “Mendon se mësoi ndonjë gjë nga kjo?” pyeti Melisa.

“Nuk e di; shpresoj,” tha Xhoshi. “Besoj se koha do ta tregoj. Thjesht do të presim për ta zbuluar këtë. Mbase duhet të mendojmë për më shumë mënyra të tjera që t’i tregojmë atij se egoizmi nuk është një mënyrë e drejtë për të jetuar.”

A je i gatshëm të ndryshosh për të mos qenë më i pari? A je i gatshëm që ndonjëherë t’i lejosh të tjerët të marrin gjërat më të mëdha dhe më të mira? Në vargun e ditës së sotme, Perëndia na paralajmëron për “lartësimin” e vetes, duke menduar se jemi më të mirët dhe duke e vendosur veten të parët. Ai thotë se për të qenë i pari, duhet të jesh një shërbëtor. Ndaj, vendose Perëndinë të parin mbi gjithçka, dhe më pas, frazën “Ti i pari, jo unë!” bëje moton tënde


Lejo të jenë të tjerët të parët!

Premtimi është premtim
Përkujdesja sistematike është e nevojshme

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>