Thyerja e gishtit të madh të dorës

Lexo:1 Korintasve 12:12-22

Më pëlqen të jem në bordin e drejtuesve të grupit të të rinjve,” mendoi Shelli, ndërsa anëtarët e bordit ndanin ide për t’i bërë takimet më interesante. Por ajo mbeti pa fjalë kur Koltoni ofroi sugjerimin e tij. “Si thoni sikur të planifikojmë një program ungjillëzues që të prekë zemrat e të rinjve në komunitet?” pyeti ai. “Dhe le t’i japim të gjithëve në grupin e të rinjve diçka për të bërë. Domethënë, t’i përfshijmë të gjithë.”

Zotit Gregori, drejtuesit të të rinjve, i pëlqeu ideja. “Më duket mendim i mirë,” tha ai, “dhe do të jetë mjaft i përshtatshëm për studimin e Biblës që kam planifikuar për javët në vazhdim.” “Por disa nga të rinjtë asnjëherë nuk duan të përfshihen,” kundërshtoi Shelli. “Nuk e kuptoj se si mund t’i përfshijmë ata nëse në të vërtetë nuk janë të interesuar, ndaj pyetja është se çfarë do të bëjmë me ta? Apo nuk ka rëndësi? A kemi nevojë për ta?”

“Jo, nuk kemi.” Zoi, një nga anëtaret e tjerë të bordit mohoi me kokë. Koltoni kundërshtoi. “Ne duam që të gjitha ata të marrin pjesë,” këmbënguli ai. “Le ta mendojmë këtë gjë, miq,” tha zoti Gregori. “Lejomë të të bëj një pyetje.” Ai iu drejtua Shellit. “Disa ditë më parë ti theve gishtin e madh të dorës. Ka rëndësi kjo?” pyeti ai. “Sa i rëndësishëm është gishti yt?” “Gishti im?” pyeti Shelli e habitur.

Ajo qeshi ndërsa uli kokën për të parë fashën në gishtin e saj. “Nuk mendoja se e përdorja shumë… derisa nuk munda ta përdor më fare,” tha ajo. “Tani që është thyer e kuptoj se sa nevojë kam për të. Është shumë më e rëndësishme nga sa e mendoja!”

“Po, kështu mendova edhe unë.” Zoti Gregori buzëqeshi. “Dhe Perëndia thotë se është pikërisht e njëjta gjë me trupin e besimtarëve.

Të gjithë ata që besojnë tek Jezusi konsiderohen si trupi i Krishtit, dhe çdo anëtar është i rëndësishëm, ashtu si janë të rëndësishëm gjymtyrët e trupit fizik. Çdo person ka një punë për të bërë në mënyrë që trupi i Krishtit të funksionojë siç duhet.”

“E kuptova,” tha Shelli, “por…” Ajo hezitoi. “Ende nuk e di se si do t’i bëjmë të rinjtë të na ndihmojnë kur nuk duan ta bëjnë.” Ajo pa sërish gishtin e saj. “Apo mendoni se do të duan të na ndihmojnë nëse iu tregojmë se kemi nevojë për ta?” Koltoni pohoi me kokë. “Do të na ndihmojnë dhe mendoj se duhet të tregojmë kujdes që të mos ankohemi për ndonjë gjë në lidhje me punën që do t’iu japim, por duhet të sillemi sikur të jemi duke e shijuar vetë atë gjë,” tha ai.

Zoi qeshi. “Kjo pjesë duhet të jetë e lehtë. Mendoj se do ta shijojmë të gjithë këtë,” tha ajo. “Mirë,” pranoi zoti Gregori. “Le t’i vëmë në zbatim këto ide.”

Mendon se nuk je i dobishëm apo në gjendje t’i shërbesh Perëndisë? Nëse është kështu, atëherë gabohesh. Gjërat që bën mund të duket të vogla, por të tregosh dashurinë e Perëndisë duke i ndihmuar të tjerët është një mënyrë e rëndësishme për t’i shërbyer Atij. A mund të kositësh barin në oborr, të mbledhësh gjethet, të pastrosh dëborën ose të kryesh porosi për një person? A mund të kalosh pak kohë me një fëmijë që ka nevojë për një mik? A mund të bësh një kartolinë për të inkurajuar një të afërm, një mik ose një fqinj? Mendo për diçka që mund të bësh dhe më pas ta praktikosh sot. Ti je i rëndësishëm në familjen e Perëndisë.

Ti je i rëndësishëm !

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI