“Tell your heart to beat again”

“Tell your heart to beat again
Close your eyes and breathe it in
Let the shadows fall away” 

pcd

Një pastor shumë energjik dhe kurioz, i kërkoi një anëtari në kishën e tij, që ta lejonte të qëndronte në sallën ku do të kryhej një operacion zemre. Kjo ishte e  mahnitshme! Ai qëndron në një cep të sallës, infermierët sjellin pacientin, dhe kirurgu ndjek këtë procedurë ku hapin kraharorin, nxjerrin zemrën, dhe pastaj kirurgu fillon të trajtojë zemrën dhe ta rregullojë. Pastaj e vendos sërish zemrën në  vendin e saj dhe e masazhon me kujdes. Por këtë herë zemra nuk filloi të rrahë vetë, kështu që ai e masazhon sërish. Ajo akoma nuk rreh dhe pastori filloi të dyshojë, me mendimin se ndoshta do të shihte pacientin të humbiste jetën. Ata vazhduan sërish me trajtimin që zemra të fillonte punën por sërish asgjë. Më në fund, kirurgu u gjunjëzua krah pacientit, hoqi maskën e tij dhe tha, ‘Zoti Xhonson, unë jam kirurgu, operacioni shkoi shumë mirë, zemra juaj u riparua, ndaj thuaj zemrës të rrahë sërish.’ Kur e tha këtë zemra filloi t’i rrihte.^7D133644C64D9BCD1A56D1CDC22DBC37183C39AC8809DCC491^pimgpsh_fullsize_distr

Kur e dëgjova këtë histori, mendova, më duhet të shkruaj një këngë. Ka kaq shumë njerëz që përjetojnë kaq shumë thyerje në zemër, edhe pse Perëndia ynë na ka shpëtuar dhe na ka riparuar me hirin e  tij, ndonjëherë jemi vetë ne ata që duhet ti themi zemrës sonë të rrahë sërish, të dashurojë sërish, të shpresojë sërish.  Prandaj për të gjithë ju që keni një zemër të plagosur apo të thyer, Kirurgu thotë: ‘Thuaj zemrës të rrahë sërish.”

 

Shtatë këngët qe ju rikthejnë buzëqeshjen
Good Good Father, kënga më e pëlqyer e momentit.

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>